'U zgjua nga ëndrra e keqe' E motra e Sokol Mëngjesi ka një mesazh pas 16 ditëve koma të avokatit

'U zgjua nga ëndrra e keqe' E motra e Sokol Mëngjesi ka një mesazh pas 16 ditëve koma të avokatit

Sokol Mengjesi dhe e motra

“U zgjua nga ëndrra e keqe” Avokati Sokol Mëngjesi  I cili ishtë në gjëndje kome prej 29 majit është zgjuar nga koma ndërsa vijon të marrë trajtimin mjekësor në një nga spitalet e Athinës ku ndodhet prej datës 3 qershor.

Në një reagim të saj në facebook, e motra Ida Mëngjesi ka falenderuar të gjithë ata që i mbështetën dhe i qëndruan pranë.

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!' shkruan e motra ne facebook.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi deri tani është vënë në pranga Dritan Nano, si organizator i sulmit, dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët ndaj avokatit. Gjykata e Tiranës më 1 qershor caktoi masën ‘arrest me burg’ ndaj tyre, për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.’   I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, gjykata caktoi masa ‘arrest me burg’ në mungesë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monda Semeu: 16/06/2024 08:30

    I uroj te ngrihet sa me shpejt dhe te gezoje gjithë familjen

    Përgjigju
  • Olta: 15/06/2024 16:56

    Te shkuara avokatit dhe paste doren e rende gjykata me qelvesirat

    Përgjigju
  • Shezai: 15/06/2024 12:54

    Te shkuara sa me pare dhe zoti i dhent fuqi te cohet dhe te jete ne kembe sa me shpejt afer familjes gruas femive dhe ligji te veproj rreptesisht ligji duhet te jete shum i rrepte mos te kete tolerance denimi duhet ne i pa tolerushem sepse ligji shpeton jete njerzish te shkuara ti kete dhe zoti ta tuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: Ndërtojmë një skuadër të përbashkët, turistët nga Portugalia tregues të miqësisë mes dy vendeve

Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: Ndërtojmë një skuadër të përbashkët, turistët nga Portugalia tregues të miqësisë mes dy vendeve