Reagimi i parë pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani, ishte ai i mbrojtësit të majtë, Ansi Agollit. Kapiten i dy ndeshjeve, pas mungesës së Lorik Canës, Agolli thotë se ajo që ndodhi ishte një aventurë e magjishme. “E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këte foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, emocion, fitore! Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”- shkruan Agolli në profilin e tij në Facebook.
 
ansi agolli
(Postimi i Ansi Agollit në Facebook)

Burim Kukeli nuk fsheh zhgënjimin për eliminimin nga "Euro 2016". "Unë jam shumë krenar që jam pjesë e Kombëtares Shqiptare, ne nuk e merituam që të eliminohemi, Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja 90 minuta lojë por ndikon edhe fati. O sa mirë me qenë SHQIPTAR”- shkruan Burim Kukeli në profilin e tij në “Facebook”.
 
Ndërsa Amir Abrashi shkruan se kombëtarja dha gjithçka, por kjo nuk mjaftoi për të kaluar fazën e grupeve. “Ishte nder dhe krenari për mua ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin evropian. Faleminderit shqiptarë”- thotë ai në profilin e tij.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com