Gjithcka do kishte kaluar në heshtje, paqe që imponon rruga drejt amëshimit nëse demonët e së shkuarës nuk do ishin përfshirë. Duke përdorur pushtetin që ka kodi I vdekjes, këta të fundit bënë betejën finale në luftën që e kanë humbur dhe në kohën kur kishin në dorë frikën e plenumeve të PPSH dekada më parë.
Ish- kryetarë kooperative, pinjollë të bllokut që kanë trashëguar huqin e shkrimit të biografive të të tjerëve edhe tani që nuk ua kërkon askush , zyrtarë të lartë që dikur talleshin me “Nënë Shqipëri” në tavolina intelektualësh dhe tani nuk e kanë problem për ca vota më shumë të shkruajnë hartime rrënqethëse për Dritëroin dhe më pas të drekojnë me narkotrafikantë, u bënë të gjithë bashkë për të korrigjuar një padrejtësi sipas tyre.
Shumë syresh u përpoqën të rihapin pas 30 vjetësh debatin më të pa vend , mu mbi arkivolin e Dritëroit, më absurden garë në atë cast: kush është shkrimtari më I madh shqiptar. Shpirti I Dritëroit duhet të ketë ndjerë bezdi nga kjo qasje, pavarësisht se egoja e krijuesit është forca më e madhe që lëviz qytetërimin.
Por jo , mu atu para lotëve të familjarëve të Dritëroit duhet të laheshin hesapet me Kadarenë.
Gjithë brezi im I mban mend fillimvitet e zymta 80. Shoqëria ishte e ndarë . Intelektualët dhe të gjithë ata që donin hapjen e Shqipërisë kishin si idhull Kadarenë , ndërsa nomeklatura komuniste kishte si ikonë Agollin. Këta të fundit flsinin me përbuzje për gjeniun e letrave shqipe. Me një urretjje kongenitale dhe habi se si ai ende nuk ishte arrestuar , trutharët e Dullës shpreheshin “ Kadare është shkrimtar i borgjezisë . Ne kemi Dritëroin , që është I lidhur me popullin dhe Partinë”.
Për vite e vite me rradhë suksesi i Kadaresë që media botërore e rendiste përkrah Markesit përjetohej si një makth nga diktatura. Për të zhvleftësuar sukseset e tij e zvarrsinin në baltën e plenumeve, në ankthin e jetës fizike, në stuhinë e fushatave denigruese. Por diktatorit sic do shkrimtari të dështuar I duhej një shkrimtar zyrtar, një antimëkatar. Dhe regjimit, krifa e thinjur e Dritëroit i dukej si prej shënjtori. Në cdo mbledhje partie, fronti, rinie, bashkime profesionale dhe ndoshta deri tek shoqata e gjuetarëve ishte stampuar si klishe : Agolli, shkrimtar më i mirë shqiptar.
Agolli ka heshtur për këtë garë ku donin ta fusnin, ta përdornin .
Si shkrimtar i mirë e ka kuptuar se betejën ku donin ta përfshnin e kishte të humbur, ca më tepër pas viteve 90, kur muret e Lidhjes të dehurit e kioskave përreth I përdornin për tu pshurrur. Por ata që donin ta përdornin për së gjalli kundër një miku të humbur donin të shfrytëzonin dhe funeralin e tij. Ashtu si ata që arkivolin e Azemit e përdorën për të goditur dyert e kryeministrisë. Bela e madhe me armatën e madhe të denoncuesve të kohës së diktaturës.
Ata e adhurojnë Agollin jo aq për veprat e tij që janë gurthemeli i realizmit socialist por për faktin se ishte anëtar i Komitetit Qëndror, Kryetar i Lidhjes, patriark i PS. Së fundi u servirën si një akt i jashtëzakonshëm trimërie i Dritëroit fjalimi i tij në kongresin e dhjetë të PPSH. Kishte shtatë muaj që ishte shpallur pluralizmi dhe pese muaj që ishte shembur shtatorja e diktatorit dhe kundërshtarët politikë të PPSH kishin gjysmën e posteve ministrore kur Dritëroi për herë të parë u shpreh se “partia është shtrirë në shtrat dhe po lëngon”. Ai s'kishte përse të trembej nga ajo turmë e irrituar në pallatin e kongresve.
Gjysmën e tyre e njihte nga koha kur shkonte në bazë dhe ata i shtronin në mënyrë servile dreka të denja për Gargantua dhe gjysma tjetër kur iconte në shtëpi qingjat dhe bocat me raki. Jo, nga këta Agolli s'kishte frikë. I trajtoi si tuafë. Ajo që ai u thoshte ishte e vetmja mënyrë për të dalë matanë lumit pa u lagur dhe të shpëtohej c mund të shpëtohej nga anije e shpuar mbushur me rraqet e komunizmit. Ky është dallimi tjetër mes tij dhe Kadaresë. Ky i fundit, ndërkohë kishte bërë shumë akte publike, kohë më parë.
Shkurt, nuk kërkonte nxjerrjen në breg të anijes së PPSH, por mbytjen e saj. Koha i dha të drejtë. Por jo pinjollët e PPSH.
Tani që liria mbretëron dhe gjithkush mund të botojë pa censurën e Lidhjes dhe hiearkia e vlerave nuk dekretohen nëpër plenume cdo pasionant I letërsisë është I qartë. Letërsia shqiptare, pavarësisht se përdoret nga vetëm 10 milionë njerëz ka hyrë në elitën botërore. Falë Kadaresë. Gjicka tjetër është ose empati për vdekjen ose hakmarrje e pinjollëve të cobanëve të Tërbacit që ende besojnë që janë elita e Shqipërisë dhe mund të vendosin për gjithcka pavarësisht se dosjet e kuadrit të PPSH nuk vlejnë as për të fshirë b... dhe nuk mund të frikesojnë dikë me burgun e Spacit. Kanë vetëm pushtetin që të lehin nganjëherë. Tek e fundit të gjithë janë të lirë.
Tani që rendi I gjërave është vendosur përfundimisht dhe llogaritë bëhen në liri. Agolli mbetet një nga shkrimtarët më mirë shqiptarë. Raportet e tij si profesinale dhe njerëzore me Kadarenë janë si të Salierit me Moxartin. Seancat e gjyqeve pa fund të plenumeve që bëheshin kundër Kadaresë drejtoheshin nga Dritëroi. Përmes pushtetit që I kishte dhënë perandori, Salieri ia nxiu jetën Moxartit. Duhet të ketë qenë marrëdhnie e cuditshme.
Të dy bashkë në biseda konfidenciale talleshin me matufët e byrosë, por nga tribunat e plenumeve Agolli I tundte gishtin Kadaresë duke I thënë thellohu në autokritikë se ke shkarë nga vija e partisë. Djallëzi e fshatarit që të bën hile në kandar.
E megjithatë muzika e Salierit vazhdon të luhet dhe pas disa shekujsh. Sigurisht pa shkëlqimin e “Requiem” të Moxartit.
(d.b/Shqiptarja.com)
