Agrobiznesi, serat u financuan me 232 milionë lekë nga buxheti

Agrobiznesi, serat u financuan me 232 milionë lekë nga buxheti

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka financuar për ndërtimin e serave 244 fermerë në vlerën totale që arrin në 232 milionë lekë në vitin 2018. Ndërkohë që skema e mbështetjes financoi 50% të vlerës së investimit në sera që arrin shumën deri në 150 milionë lekë për hektar, të mbjellë në sera.

Sot prodhimi i perimeve në sera përfaqëson 22% të prodhimit total të perimeve në Shqipëri. Ndërsa prodhimi i bollshëm i këtij sektori jo vetëm plotëson kërkesat e tregut vendas por po zgjeron gjeografinë e vendeve për eksport. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2018, prodhimi i perimeve në Shqipëri arriti në 1.166.283 ton. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418.921 ton, Tiranë me 127.176 ton dhe Berat me 118.687 ton.

Ndërkohë që eksportet e perimeve shkojnë në vendet e rajonit dhe ato europiane si Spanjë, Greqi, Gjermani, Poloni etj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja