Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk futet në radhët e atyre që besojnë se Kodi i Ri zgjedhor favorizon opozitën e Bashkuar. Prandaj për Dukën, rivotimi i ligjit të ri elektoral, rrezikon thellimin e krizës politike.
“Mendoj që këto ndryshime do thellojnë krizën politike në Shqipëri. Mbetemi me shpresë që ndoshta mund të ketë ndonjë mendje të arsyeshme nga mazhoranca në mënyrë që të kthehemi në aleancat klasike.” tha Duka.
Por në kushtet kur mazhoranca duket e vendosur për ta votuar pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, Duka thotë se duhet të insifikohen përgatitjet për zgjedhje.
“I gjendur përballë këtyre kushteve të pabarabarta, nuk mund te presim derisa të marrë fund kjo odiseja e kodit zgjedhor por duhet të përgatitemi për zgjedhje. PAA duhet të sktrukturojë shtabin qendror dhe shtabet sipas njësive në Tiranë, por edhe takimet në qytete të tjera”, tha Duka.
Duka zhvilloi këtë të martë një takim me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste në Tiranë, duke ndezur këstu motorët e pëtrgatitjes për garën elektorale. Objektivi kryesor mbetet Tirana, ku Duka synon marrjen e më shumë se një mandati.
Njoftimi i PAA pas mbledhjes:
Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Tiranës dhe LRA, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: “Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore, perëndimit apo drejt një autokracie. Shqiptarët të votojnë me zemër për Shqipërinë dhe jo me besnikëri fanatike për partinë”. Kryetari Duka qartësoi se:
PAA ka vetëm një mision politik, të përdorë votën mbështetëse për reforma që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e fermerëve, që ju sigurojnë atyre mundësi reale të rritjes së të ardhurave që të ndalet braktisja e vendin. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa standarde europiane të gjysmës së Shqipërisë që punojnë dhe jetojnë ne zonat rurale.
PAA do të konkurojë me një program të qartë qeverisës dhe jo thjesht me një program elektoral.
PAA do të jetë mbështetëse e fortë e vlerave dhe standarteve europiane për ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushteteve, për funksionimin e shtetit ligjor, për kufizimin e korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
PAA do të synojë rritjen dyfish të buxhetit për zonat rurale, krijimin e një banke zhvillimi, krijimin e një skeme sigurimi mbrojtëse për fermerët nga fatkeqësitë natyrore, rritjen e mbështetjes financiare me kosto të ulët për mikro-kredinë dhe mikro-financën.
PAA mirëpret çdo votues i cili e dëshiron dhe përkushtohet për ndryshimin e madh, jo thjesht për rotacionin politik por edhe për ndryshimin e madh politik ku nuk konkurohet për tepsitë dhe kazanët por për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Objektivat politikë të PAA për zgjedhjet parlamentare 2021 janë të qarta po ashtu edhe mbështetja publike. Anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e PAA duhet të punojnë 24 orë dhe shtatë ditë të javës për të krijuar koalicionin e madh, koalicionin e vlerave humane kundër anti-vlerave.
Të bashkohemi për ti dhënë fund kapjes së shtetit dhe vendin e tij në shërbim të pak oligarkëve që rriten jo se janë më të suksesshëm por sepse janë aksionarë në keq-qeverisjen e vendit me paratë e hedhura në tepsitë dhe kazanët e korrupsionit ku disa politikanë janë pasuruar nga kapja e shtetit nga oligarkët.
PAA apelon që mazhoranca të presë rekomandimet nga komisioni i Venecias dhe ti respektojë ato. Kërkesa e komisionerit për zgjerimin shpreh vullnetin pozitiv të BE për Shqipërinë. Injorimi i kësaj kërkese dëmton hapjen e negociatave.
O Gono po me sharebajgen e leshelise Kejdi dhembcakallen e babaxhikes do besh koalicion
Përgjigju