Agron Fico merr titullin ‘Honoris
Causa’ nga Universiteti 'Eqrem Çabej'

Agron Fico merr titullin ‘Honoris<br />Causa’ nga Universiteti 'Eqrem Çabej'
Një prej intelektualëve më të shquar gjirokastritë Agron Fico është vlerësuar me titullin professor Honoris Causa nga Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër.
 
Ceremonia është organizuar për nder të tij, nga rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, ku kanë marrë pjesë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe drejtues të tjerë vendorë dhe profesorë të Universitetit.
 
Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema, ka çmuar kontributin e zotit Fico, në veprimtarinë e vet shkencore përgjatë viteve, ku veçanërisht, vlerësoi botimet e tij.
 
Ndërsa ministrja Kumbaro, e ka quajtur zotin Fico, Magelan të etnologjisë dhe studimeve folklorike të gjuhës shqipe. Profesor Agron Ficos i është dorëzuar vlerësimi që e shpall atë profesor “Honoris Causa” me motivacion “Intelektual me veprimtari kërkimore-shkencore e universitare mbi 50-vjeçare; me ndihmesa të njohura në disa disiplina të shkencës kombëtare shqiptare; që, me ngulmim profesional, vullnet dhe pasion të përhershëm dhe me vështrime bashkëkohore, ka shënuar prurje dhe arritje shkencore të vlerësuara ndër vite, veçmas në etnokulturë dhe folklor”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre