Me largimin e Grida Dumës nga politika, postin e anëtarit të PD në Komisionin për politikën e jashtme e zë deputeti Agron Gjekmarkaj. Anëtarë të tjerë të PD në këtë Komision janë Kreshnik Çollaku, Belind Këllici dhe Greta Bardeli.
Kryetare e Komisionit është Mimi Kodheli, zëvendës kryetar janë Tomor Alizoti dhe Blendi Klosi ndërsa Etjen Xhafaj është sekretar.
Kujtojmë se ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma zgjodhi të largohej nga politika duke thënë se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Por largimi e çoi në një tjetër fushë, atë të medias pasi tashmë është moderatore e një emisioni politik.