Agron Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës, caktohet anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme

Agron Gjekmarkaj zë vendin e Grida Dumës, caktohet anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme

Agron Gjekmarkaj

Me largimin e Grida Dumës nga politika, postin e anëtarit të PD në Komisionin për politikën e jashtme e zë deputeti Agron Gjekmarkaj. Anëtarë të tjerë të PD në këtë Komision janë Kreshnik Çollaku, Belind Këllici dhe Greta Bardeli.

Kryetare e Komisionit është Mimi Kodheli, zëvendës kryetar janë Tomor Alizoti dhe Blendi Klosi ndërsa Etjen Xhafaj është sekretar.

Kujtojmë se ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma zgjodhi të largohej nga politika duke thënë se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Por largimi e çoi në një tjetër fushë, atë të medias pasi tashmë është moderatore e një emisioni politik.

Vendimi për emërimin e Agron Gjekmarkajt në Komisionin për Politikën e Jashtme

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?