Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një video nga rezidenca e presidenti të SHBA, Donald Trump. Shehaj shfaqet në video nga rezidenca e Trump në Mar-a-Lago dhe përpiqet ta shesë si një mbështetje e Trump për Shqipërinë, por edhe drejtësinë.
Por, në fakt në video mungon ‘protagonisti’ kryesor, Donald Trump. Me të cilin duket se Shehaj nuk ka zhvilluar asnjë takim edhe përse shkoi deri në rezidencën e Trump dhe bëhet qesharak me premtimet e tij se shkoi për të lobuar për interesin e shqiptarëve.
SI.E./Shqiptarja.com“Ju përshëndes nga Mar-a-Lago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm politikanë, sipërmarrës, mblidhen për t’i dhënë zgjidhje problemeve të botës. Jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar, me paratë që u ka vjedhur qytetarëve shqiptarë. Nuk jam këtu për interesin tim, po jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA, por duhet të bëjmë edhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes”, tha Shehaj.
![]()
Komente

