Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, e ka cilësuar si të papranueshëm veprimin e deputetit Agron Shehaj, i cili u përjashtua me 60 ditë nga punimet e Kuvendit pasi mori jashtë sallës një dokument të klasifikuar që lidhej me marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA.
Në një intervistë për Report Tv, Çipa tha se sjellja e Shehajt përbën një shkelje të rëndë etike dhe cenon standardet e parlamentarizmit.
"Sido që ta shikosh, kjo është një gjë e pahijshme në planin etik për parlamentarizmin dhe sidomos për një kryesues të një force të re politike siç është zoti Shehaj. Veprime të tilla, që vënë në pozitë shumë të vështirë një punonjëse të Parlamentit dhe, nga ana tjetër, dëshmojnë e ekspozojnë një sjellje të tillë ndaj dokumentacionit zyrtar dhe institucionalizimit në përgjithësi, jo vetëm që janë të pahijshme, por meritojnë të ndëshkohen. Në planin etik dhe moral është shembull i një sjelljeje që nuk meriton të pranohet", u shpreh Çipa.
Sipas tij, episode të tilla dëmtojnë edhe besueshmërinë e institucioneve shqiptare në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
"Ky veprim dhe disa veprime që shpesh vihen re në sjelljen publike të parlamentarëve tanë ekspozojnë përgjegjshmërinë e tyre etike, edhe në raport me besueshmërinë dhe imazhin ndërkombëtar. Ky dokument autentik ka të bëjë me një dokument strategjik dhe me atë që quhet vëmendshmëria e opinionit ndërkombëtar ndaj kulturës dhe ndërgjegjes që kemi për institucionalizimin dhe sidomos për marrëdhënien me dokumentacionin e klasifikuar", deklaroi kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Komente











Gonja dha shembullin e tij te debutimit aktiv ne skenen e politikes...por ama z. Cipa,eshte aktiv, dhe jo te presim dhe te shohim se c' do te ndodhe, sic jane pjesa me madhe e parlamentit. Tani deshiroj te di "opinionin e z. Cipa" per institucionalizimin e vepres, nuk ka rendesi, cfare vepre, rendesi ka kendveshtrimi juaj gazetaresk te institucionalizimit dhe afirmimit.. Nuk me pelqen, ajo qe amerikanet perdorin ne terminologji copy - paste shqiptaret .." to see, to do"... Pra nuk e di, zCipa institucionalizimi juaj eshte se kopjuat te huajt apo te huajt kopjuan nga ju???! Post Scriptum: Se ne te gjitha rastet e opinionit, do diskutonim vetem referenca Dickensiane.Mbase ky eshte kendveshtrimi juaj, apo gabohem??!
PërgjigjuGazetari me i mire ,me i paanshem dhe me i drejte ne Shqiperi. Per mua qe e lexoj dhe ndjek per vite eshte maja me e larte e gazetarise dhe opinionit ne Shqiperi. Doni te mesoni apo beni gazetari dhe opinion te ndershem ne Shqiperi? Mesoni nga Sander Cipa.
Përgjigju