TIRANË- Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se një vendim i tillë ka ardhur pas kërcënimeve të shumta për jetën që Tufa ka marrë për shkak të detyrës. Referuar të njëtave burime, mësohet se ai aktualisht ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe që nga aty ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Siç ka deklaruar më herët, në studion e Report Tv, Kujtim Cakrani avokati i tij, Tufa prej kohësh po kërcënohet nga persona anonim pasi sipas tij ai ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur.