Agron Tufa kërkon azil politik/ Gentiana Sula: Kjo tregon se institucionet që duhet ta mbrojnë, ligjet tona, s’kanë vepruar
Ne foto Agron Tufa dhe Gentiana Sula
Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, para disa ditësh ka kërkuar azil politik për në Zvicër. Kërkesa e tij, referuar letrës që ai i ka dorëzuar bordit të institucionit, që drejtonte (ISKK) vjen pas kërcënimeve, që ka marrë për vete edhe për familjen e tij. Për këtë ka reaguar edhe kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula. Ndër të tjera Sula shpreh keqardhjen e saj, që një zyrtar u lartë shtetëror ndërmerr një iniciativë të tillë, për shkak se ligjet që duhet ta mbrojnë atë, nuk veprojnë.
“Ndjehem sot e keqardhur që kolegu Agron Tufa, nën presionin e kërcënimit me jete për vete dhe për familjen e tij, u detyrua të lërë vendin në kërkim të azilit politik”, thotë Sula.
Më tej ajo shton se ka ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar që këto do të trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do të ndaleshin.
“Që nje zyrtar i lartë shtetëror ndërmerr një hap të tillë, tregon se institucionet që duhet ta mbrojnë, ligjet tona, nuk kanë vepruar”.
Ndonëse, publikisht Tufa edhe Sula kanë ndarë këndvështrime të ndryshme, sa u përket qasjeve mbi komunizmin, ajo uron që zëri i tij mos t;i mungojë shoqërisë sonë
“Me Z. Tufa kemi këndvështrime të ndryshme për qasjet mbi përballjen me të shkuarën diktatoriale, por na ka bashkuar qëllimi i përbashkët dhe bindja se nuk ka demokraci të qëndrueshme pa dekomunistizim të shoqërisë sonë. Kam vlerësuar gjithmonë kurajën e tij, pasionin dhe penën e zhdërvjellët, dhe shpresoj që zëri i tij nuk do të na mungojë”, shkruan Sula në profilin e saj në Facebook.
Shkrimtari edhe publicisti Agron Tufa zbardhi arsyet e kërkesës së tij për azil politik, nëpërmjet një letre të dërguar kryetarit të bordit të ISKK, Uran Butkës, dukë vënë në dijeni presidentin e vendit Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, se kjo iniciativë vjen pas kërcënimeve, që ka marrë nga disa persona, që janë përfshirë në një dosje, që Tufa ka dijeni. Emra këta që sot kanë poste drejtuese, edhe në të shkuarën e tyre gjatë komunizmit kanë kryer krime dhe persekutuar.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor, 12:01
-
Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës
25 Tetor, 18:49
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator, 22:20
-
Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, autori ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh arrati! I dënuar me 30 vite burg
15 Shtator, 10:48
-
Rreth 15 mijë shqiptarë u arratisën në diktaturë! Et'hem Fezollari: Ne si familje e kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë!
28 Gusht, 15:51
-
Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023: Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë
19 Korrik, 19:26
-
Çelet fondi arkivor i degës së Sigurimit të Naftës, kryetarja e Autoritetit: Kalvari i vuajtjeve të tyre meriton përmendore
3 Korrik, 21:04
-
Lidhjet me Sigurimin/ Sula: Kandidatët të vetëdeklarohen! Certifikata e pastërtisë, kriter për garën elektorale
21 Maj, 18:18
-
Hapet dosja e Drita Çomos, poetja që u përndoq nga ish-Sigurimi në moshën 16-vjeçare
20 Mars, 08:46
-
Vranë dhe groposën Kejsi Hysën, autori arrestohet pas 6 vitesh në arrati! I dënuari me 30 vite burg u prangos në itali (FOTO+ EMRI)
6 Janar, 10:33
-
Dosjet e Policisë Sekrete për historinë e regjimit komunist në shkolla?! Autoriteti çel debatin, Sula: Jo si mjet propagande, por revolucionarizim i mësimdhënies
19 Dhjetor 2023, 17:00
-
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve takon trashëgimtarët e doktorit të njohur italian Venanzio Lozzi, edhe sot kujtohet në lagjet e Tiranës
12 Korrik 2023, 17:45
Amam kush e kercenoi pellumb xhufi? Sa qesharake. Po ksm frike se do i shkoje dem
PërgjigjuIk edhe ti ba**g mbas plehut Tufa. Shkofshi ne esfelt te gomerreve.
Përgjigju