‘Ahengu shkodran!’ rikthehet tradita e këngëve qytetare! Përkon me 40- vjetorin e grupit ‘Karajfilat që ka Shkodra’

"Ahengu Shkodran" riktheu edhe njëherë tjetër traditën e bukur të këngëve të vjetra të këtij qyteti, kënduar dikur nëpër oborret e shtëpive të Shkodrës.

Edicioni 11-të u zhvillua në mjedisin e jashtëm të shtëpisë muze "Oso Kuka" ndërsa fokusi ishte grupi i mirënjohur "Karajfilat që ka Shkodra". Në 40-vjetorin e krijimit, ky grup muzikor dhuroi emocione për publikun.

“Kishim dëshirën dhe pasionin për të rikthyer dhe një herë grupin po me atë emer “Karajfilat që ka Shkodra, tha muzikanti Ruzhdi Çekaj.

“Me sinqeritet kam kaluar një natë emocionuese si ato të dikurshme”, u shpreh këngëtari i njohur Luigj Alija.

Edhe në këtë edicion nuk munguan artistët e njohur të këngës shkodrane, pjesë e qendrës kulturore "Pjetër Gaci" ndërsa repertori i kësaj nate përfshin këngë dhe valle të kënduara.

“Emocion dhe përgjegjësi se po bashkonim dy brezat. Artistët e vjetër dhe ata të rinj, sepse Shkodra ka talente dhe do përpiqemi ta mbajmë gjallë traditën”, drejtuesi i qendrës Bardhyl Hysa.

Pjesë e grupit të të rinjve, Glerdit Turmeta u shpreh se “gjithmonë është kënaqësi për të performuar me artistët e mëdhenj”.

"Ahengu Shkodran" u mbajt të premten, në ditën e trashëgimisë kulturore duke ruajtur vlerat e muzikës dhe traditës.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër