Ahmetaj: Brenda javës anulojmë
të gjitha vendimet e Berishës

Ahmetaj: Brenda javës anulojmë<br />të gjitha vendimet e Berishës
TIRANË - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ishte i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në A1 Report.
 
Ai ka shpjeguar vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë; një nga 4 mbledhjet e para të saj. Sipas Ahmetajt, qeveria sot ka anuluar thuajse gjithë vendimet e marra nga qeveria Berisha pas 23 qershorit dhe në javën që vjen do të anulohet gjithçka e mbetur. "Edhe SHQUP?", ishte pyetja e analistit dhe drejtorit të televizionit "A1 Report", Ilir Babaramo. "Të gjitha vendimet", u përgjigj ministri Arben Ahmetaj.

Ahemtaj, pasi ka renditur disa projekte ekonomike, infrastrukturore, ka cilësuar se projekti më i madh i kësaj qeverie është zbatueshmëria e ligjit.

Çfarë vendimesh u morën në mbledhjen e sotme të qeverisë?
Mbledhja ishte e formatuar brenda premtimeve elektorale dhe pas 23 qershorit. Ka një sërë shfuqizimësh që rivendosin në këndvështrimin e aleancës dhe qytetarit rivendosin drejtësinë, arsyen".
 
Çfarë vendimesh: Me sektorin energjetik, të mbrojtjes (ka të bëjë më ambientin, ekonominë)?
Ka një grup vendimesh, që janë në përputhje të plotë me 100 ditëshin e parë. Të gjitha vendimet sot kanë të bëjnë me atë që u kemi premtuar qytetarëve.

Terma konkretë?
Janë shfuqizuar një sërë vendimesh të marra pas 23 qershorit nga qeveria Berisha. Janë shfuqizime të abuzimeve që janë bërë pas 23 qershorit, në kundërshtim me frymën e asaj që ka vendosur publiku shqiptar. Ka një sërë koncesionesh në energjitikë. Pas 23 qershorit në procesin e koncensioneve ka dhënë bonuse në frymën arbitare të ligjit që ka kaluar dhe ka mbështetur kompani të ndryshme.

Edhe port jahtesh?
Po ka dhe port jahtesh. Ka dhe koncensione. Janë anuluar në vazhdimësi janë anuluar dhe do anulohen. Kjo qeveri është shumë transparente dhe do t’i shihni në websitin e qeverisë. Ata që kemi paralajmëruar qeverinë që iku. Ajo qeveri nga 23 qershori duhet të mbante vetëm funksionet bazë të shtetit. Gjë që nuk e bëri. Qeveria Rama nisi të bëjë atë që premtoi. Ka filluar ta bëjë që në momentin parë të saj. Pas kësaj jave të gjitha vendimet janë të anuluara.

A nuk është një vendim qeveria selia, me gjithë sensibiliettet për të përballuar qeverinë e re me atë që vjen. A nuk ka qenë e qëllimshme dhënia e një prone puiblike aq të madhe?
Por nuk të fokusohem te kjo.

Një nga premtimet anulimi i Lotarisë Kombëtare?
Kjo qeveriu do mbajë të gjithë premtimet që ka bërë para 23 qershorit. Nëse mendoni se në deklaratën time ka ndonjë përjashtim, atëherë prisni. I referohet ligjit dhe frymës së 1 milion votave. Jemi duke folur për objekte publike si spitalet, Qyteti Studenti. Ju apo kushdo që ka fatin e keq të shkojë atje e ka parë ç’bëhet. Është e papranueshme, jashtë frymës së ligjit, institucionit të ketë lloj lloj aktivitetesh ekonomike, që nuk kanë si qëllim të jenë në ndihmë të të sëmurëve dhe në ndihmë të familjarëve. Jam I binsduir që kemi bërë gjënë e duhur.

A nuk mendoni se kanë kosot se janë kontrata..
Ju mendoni se uzurpimi ka kosto publike nga tatimpaguesit shqiptarë. Kosto më e madhe është kjo. Unë si ministër do ta bëj anulimin për t’I kthyer gjithë asetet publike qytetarëve. Nuk e keni idenë sa mesazhe pozitive kemi marrë unë, kryeministri poër këtë që kemi bërë. Kam disa ditë që nuk besoja që do ndieja kënaqësi me anulim kontratash, por ndjeva se kjo qeveri me anulime i kanë kthyer asete publikut.

Fryma jakobine në fillim duartrokitet, por jetojmë në një sistem, ku prona private prevalon.
Në këndvështrimin tim është tejet e gabuar si term. Jakobinizimi i ka ndodhur Shqipërisë; i është prerë koka Shqipërisë, tatimpaguesve. Ne po ç’bëjmë të gjitha ato padrejtësi që i janë bërë tatimpaguesiut shqiptar. Jakobinizëm është ekstremitet i dëmshëm. Ne po i kthejmë dinjitetin. Ne po mendojmë drejtpërdrejt ndaj biznesit privat. A e dini sa është borxhi? FMN tha se është 600 milionë dollarë borxhe?
 
Më duket 20% e buxhetit?
Më pak por s’ka rëndësi. Akti që kjo qeveri deklaron sa është borxhi që qeveria i ka biznesit privat; punë publike të papaguara, TVSH e parimbursuar e vonuar me vite.  Kemi thënë që qeveria ka borxhe. Na kanë thënë jo. Sot këto borxhe i deklaron FMN.
 
Si do rimbursohen? Në ç’mënyrë?
Qeveria e mëparshme i ka shkatuar dëm ekonomisë, biznesit. Me fatura ta papaguara, 4,2-4,4%. Përveçse i ka tharë bizneset nga likuiditetit, sot që vimë ne shkon borxhi 70%. Jam shumë i shqetësuar, por jo i frikësuar. I shqetësuar për ngarkesën që i jep ekonomisë, biznesit, financave publike, por s’jam i trembur se çfarë rruge do ndjekim për të shëndoshur financat shqiptare. Jemi duke e ndërtuar me detaje instrumentin, jemi shumë të qartë se si do ta bëjmë për shlyerjen e borxheve që qeveria e kaluar për shkak të abuzimeve, korrupsionit, gënjeshtrës i ka biznesit. Kemi nisur një transparencë me shqiptarët dhe proces të shëndetshmërisë. Në 2 vjet ekonomia do nisë një rritje stabël me ritme dyfish e gjysmë të asaj që është sot. Në 2015-2016-2017 do kapë edhe 4,5%. Një rritje ekonomike për një vend si Shqipëria poshtë 4% nuk krijon asgjë.
 
Do rritet ekonomia për 2 vjet, po borxhi kur do nisë të likuidohet?
Duke filluar nga viti 2014, borxhi do lahet me skeda të sakta, shuma të sakta.
 
Gjendja e bankave dhe kredidhënia?
Kredidhënia është në minimumin historik, se bankat nuk janë të sigurta, biznesi në ngërç, ekonomia nuk ka shpresën psikologjike.
 
Thatë për auditim të provave publike. Në ç’fazë është ky proces?
Keni dëgjuar kryeministrin të thotë për auditim të shtetit, ndërmarrjeve publike, pronës. Qeveria sot ka kaluar një vendim, që kalon me shpejtësi procesin e auditimit, edhe atë juridik, për të filluar një transperencë të gjithçkaje Ç’është auditimi? Është një instrument për të treguar se çfarë ka ndodhur. Për t’u treguar shqiptarëve se ç’bëri ajo qeveri, që iku dhe çfarë la. Por s’është ky thelbi. Qeveria mbi të gjitha do të jetë e qartë, e sigurt me masat, elementët me masta në afatshkurtër, afatmesmë, afatgjatë. Auditimi të nxjerrë mësimë të rënda nga e kaluara. I takon socialistëve të pastrojnë sërish Shqipërinë me faje të bëra me qëllim dhe nga keqmenaxhimi. Në finale janë bërë me qëllim. Të gjithë janë të bindur që periudha është e vështirë, kërkon sakrificë, janë vendime edhe antipopullore diku, por jemi të bindur se janë masat e duhura për ta nxjerrë Shqipërinë nga gjendja që është sot.
 
Do anulohen byrektoret apo Spitali Amerikan që është në atë territor?
Unë sot kam kërkuar anulimin e të gjitha kontratave pa përjashtim. Ambienti publik do t’i kthehet entitetit publik. Nuk mund të shkojë çdo njeri që shkon të spitali ambient publik kundër frymës së institucionit dhe të presë mos preket nga ligji.

Edhe Spitali Amerikan do largohet?
Të gjitha kontratat pa përjashtim.

Po me Albpetrolin ç’do të bëhet?
Albeptroli është aset kombëtar për t’u konsideruar me kujdes. Kemi qenë jo kundër privatizimit, por jo atij korruptiv. Mënyrat e menaxhimit të tij janë të ndryshme si; menaxhim i drejtpërdrejt, koncesion etj.
 
Po me CEZ?

CEZ ka dështuar për fat të të dy palëve. Mbi të gjitha se dështoi një qeveri në menaxhimin e aseteve publike. Po mendohet këndi i veprimit që qeveria do marrë ndaj kompanisë së shpërndarjes. Po mendohet me kujdes se ku do të shkojmë. Gjithë formati ka të bëjë me liberalizimin e tregut, me çmim të përballueshëm nga publiku, me konkurrueshmërinë e koorporatës në interes të publikut shqiptar. Në fund të 4 viteve do shihni se nuk do ngjajë fare me atë që shihni sot. Do jetë një kompani shembull.
 
Thatë për buxhetin se është gropë e zezë. Si do ta mbushni? Se keni premtuar heqje taksash, tvsh-je?

Pyetje me vend që meriton thellësi, për aq sa na lejon koha e emisionit. Deficiti buxhetor 6.4%, dyfishi i asaj që premtoi në janar qeveria që iku. Ka degraduar mbledhja e të ardhurave publike. Çdo gjë në interesat personale të një grupi. Është ezauruar limiti i deficitit që në fund të gushtit. Borxhin publik e gjetëm në 70%. Ç’duhet të bëjë një qeveri? Puna e parë transparenca. Po qartësojmë reforma që pas 2 vjetësh do tregojnë se ekonomia tregojnë për rritje afatgjatë dhe cilësore, ku qeveria orienton. Për shembull në Shqipëri ka 2000 benzinate. Duhen më pak se 200. Këto janë para të hedhura kot. Ti mendon se unë do të të lejoj të hapësh një benzinat aty ku ka me shumicë? Jo. Se e di që je i dështuar. Qeveria nxjerr sektorët prioritare; si energjia. Po diskutojmë për instrument mbështetje bujqësore, jo mbështejte të fragmentarizuar, por të integruar, që të orientohet te produktet që kanë treg shitje, te fermat që janë efektive. Nuk kemi bujqësi të zhvilluarl, nëse nuk mbyllim historinë me ligjin 7021. Asnjë nuk kanë interes të investojë, nëse nuk ka pronësi të qartë dhe treg toke.

Rama u shpreh për bashkëpunim ekonomik me Kosovën?
I referohet një bashkimi tregjesh. Është koncept patriotik. Nuk ka koncept territori. Por i konsumatorit. Duke shfrytëzuar burimet e konsumit, prodhimit; sa më e madhe njësia prodhuese aq më të ulëta kostot.
 
Po si do të realizohet, ndërkohë që çimentoja shqiptare s’lejohet në Kosovë, patatja gjithashtu..
Kryeministri tha një shprehje, që është thelbi: kufiri i padukshëm. Lehtësimi i mallrave nga Durrësi në Prishtinë. Tregu duhet konceptohet i lirë. Me transmetimin e energjisë. S’mund të ketë treg të përbashkët pa energji të bashkuar. Ky është një hap. Duam ekonomi të hapur, eksport-importi i tullave, çimentos, patates s’duhet të ekzistojnë. Edhe pse volumi tregtar mes dy vendeve është rritur me herë. Por duhet të hapemi më shumë. Ne shfrytëzojmë vetëm 65% të kapaciteteve tona ekonomike. 
 
Kryeministri Rama foli për bashkëpunim doganor.
Duam të arrijmë të ketë vetëm një kontroll doganor. Zbrite në Durrës, zhdoganohet vetëm në Durrës. Kjo lehtëson kosoto ekonomike, psikologjike.
 
Cilat janë projektet tuaja të mëdha ekonomike?
Kemi disa projekte të mëdha ekonomike si: Rruga e Kaltër, Autostrada Jeshile në lindje, ka projekte në energjitikë, në bujqësi, turizëm, këtë të turizmit do ta dëgjoni shumë shpejt. Rruga e Arbrit, Porti i Durrësit, porti i kontenierëve janë projekte të tjera. Por projekti ynë më i madh e dini kush është? Kthimi i zbatueshmërisë së ligjit. Nuk ka projekt më të madh se ky, nëse nuk ka transparencë, nëse nuk ka drejtësi. Bëj çfarë të duash! Në një territor të zi nga moszbatimi i ligjit, i piu dheu gjithë investimet. Në një territor të pastër edhe investimi më i vogël bëhet burim të ardhurash.

ahmetaj ne 5 pyetje 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet