Ahmetaj i bllokoi lejen, koncesionari mban të bllokuar portin në Sarandë

Gjashtë ditë pasi Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj pezulloi koncesionarin e portit të Limjonit në Sarandë, kompania ‘Concord Investment’ që kishte administrimin vijon aktivitetin duke krijuar sot edhe përplasje me institucionet.

Sot sërish nuk janë lejuar që në këtë port të funizohen me karburant jahtet dhe mjetet e tjera lundruese pa paguar taksën e vendosur nga koncesionari. Pas ankesës së agjencive turistike në këtë port kanë shkuar edhe Auron Tare, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit si dhe Asqeri Fezga Shefi i Sigurisë së Portit në Sarandë, të cilët kanë pasur edhe një përplasje verbale me punonjësit e koncesionarin.

Debati mes tyre:

Punonjësi i sigurisë së porteve: A e dëgjove urdhërin?  

Punonjës i Kompanisë koncesionare: Ore mua s’më paguan ai. Unë jam privat.

Punonjësi i sigurisë së porteve: Lëri njerëzit të qarkullojnë në port.  

Asqeri Fezga, Shefi i Sigurisë së Portit në Sarandë: Shefi i sigurisë në këtë port jam unë, hë për hë.

Punonjës i Kompanisë koncesionare: Neve na është komunikuar që është port privat.

Auron Tare Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit: Këta nuk i kanë lenë të kalojnë dje, u kanë marrë lekë. Unë kam folur me ministren, me drejtorin e përgjithshëm të porteve, dhe më kanë thënë që porti është ende i shtetit, dhe nuk ka pse të pengohet hyrja e jahteve.

Janë 3 jahte atje jashtë tani, 60 metra jahte, dhe këta i lenë jashtë se duan lekë. Ça lekësh duan? Bazuar ku? Ka ardhur një shkresë nga ministria ku thuhet se është anuluar koncesioni. Pse e kanë bllokuar tani këta derën? Këtë zonjën këtu se kanë lenë dje, as atë zotërinë tjetër.

Pezullimi nga Ahmetaj

Vendimi për pezullimin e koncesionarit është marrë pas ankesës së shoqërive turistike në Sarandë, pasi koncensionari ‘Concord Investment’ vendosi një taksë 6 cent për çdo litër karburant që do të ngarkohej në jahte. Ministri Ahmetaj vendosi pezullimin deri në periudhën kur të përfundojë auditimi.

Vendimi mban datën 10 korrik 2018, ndërsa deri në përfundim të auditimit që urdhëroi Ministria e Financave dhe Ekonomisë jahtet nuk do jenë të detyruar që të paguajnë një tarifë shtesë për naftën.

Në fund të prillit 2018 me një vendim të veçantë qeveria i kaloi me qira portin e Limjonit në Sarandë kompanisë Concord Investment sh.p.k kundrejt vlerës simbolike prej 1 euro për 20 vjet. Në planin e saj të biznesit kompania koncesionare e ka parashikuar investimet në dy faza me një total prej 3.8 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 15/07/2018 21:36

    Po normal koncensionari do marre leket e rryshfetit qe ka pagur per te marre koncesionin ndersa shteti yne i dashur qe i merr edhe varfanjakut ne maje te malit 20% te energjise se konsumuar 20% te ujit te holle dhe te trashe 40% te karburantit te konsumuar apo biletes se udhetimit mer r 1 euro per 20 vite nuk e di se c'llogjike qeveritare eshte kjo kete mund te na e shpjegoje "mesia" Edi Rama noj dite kur ti bjere mendja ne ERTV ose do na dale noj minister "fare e keqe" sic nxorren Saimir Tahirin

    Përgjigju
  • redi: 15/07/2018 19:15

    Timonier si e katandise kete vend bashke me Ahmetajn . I dhate me koncebsion portin publik privatit, dhe ai ben cfar e don qefi . Ahmetaj i bllokon kontraten ,koncensionari vazhdon punen ( pra nuk e pyet shtetin) . Shteti serioz , e kap prej rreckash privatin ,qe abuzon ,dhe i tregon vendin jo te tallet me shtetin . PPP do ju heqin nga pushteti te jeni te bindur . Ju nuk jeni socislist por e keni kthyer qeverine ne SHPK tuaj . Te futet ne burg ai qe firmosi kontraten korruptive . Turp i madh drejtori i agjensise shteterore te bregdetit Auron Tare nuk lejohet te hyje ne portin e shtetit

    Përgjigju
  • Latif: 15/07/2018 19:09

    Shiten cdo gje

    Përgjigju
    • O xhike o mut muti: 16/07/2018 08:42

      Ku e pe Auronin të vjedhë ti or plerë?

    • Xhike: 15/07/2018 21:21

      Po hajduti Auron eshte ndaluar?? Hajde Rilindje me drejtor Auron Taren??

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët