Ahmetaj nxjerr shifrat: Ekonomia u rrit me 4.48% në tremujorin e tretë të 2018

Ahmetaj nxjerr shifrat: Ekonomia u rrit me 4.48% në tremujorin e tretë të 2018

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj, ka nxjerrë shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të këtij viti. “Tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%. Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997. Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%. Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor rradhazi, duke mbetur një nga kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike.

Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu”, shkruan Ahmetaj, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 31/12/2018 13:30

    Patjeter ne saje tw ketyre arritjeve vazhdon te jesh ne detyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja