Ahmetaj:Rriten pagat 10%
ja shtesa për secilën kategori

Ahmetaj:Rriten pagat 10%<br />ja shtesa për secilën kategori
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar sot rritjen me 10% të pagave për Administratën Publike.

Në një komunikim për mediat, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se vendimi i Qeverisë parashikon rritjen me mesatarisht të pagave për të gjithe punonjësit e administratës, rritje të pagave të ndjeshme të sistemit arsimor, shëndetësor, punonjës të ambasadave e ata vendorë.

Për rritjen e pagave është parashikuar një kuotë prej rreth 100 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit. Sipas ministrit të Financave, fondi për realizimin e rritjes se pagave është më i madhi i akorduar në 25 vite te historise se buxhetit te shtetit, falë realizimit me sukses të reformave.

"Sot Këshilli i Ministrave kaloi VKM për rritjen e pagave në administratën publike. Nga sot rritja 10% e pagës është realitet dhe premtim i mbajtur i qeverisë Rama, pas rritjes së pensioneve në 1 mars, duke angazhuar fondin më të madh në 25 vjet të akorduar në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve. Sot rrija 10 % e pagës në administratë është një realitet për Qeverinë ‘Rama’ siç ishin dhe pensionet dhe pagat. Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave me 10% për punonjëset e administratës publike, nëpunësit, të Presidentes, KQZ, Kuvendit. Gjykata e Lartë, institucionet e pavarura'', u shpreh Ahmetaj. 

Rritje pagash kanë përfituar edhe arsimi parauniversitar me po 10%, por lajm të mirë ka edhe për bluzat e bardha, ku 8 mijë nëpunës do të kenë një rritje të njëjtë të pagës si mësuesit.

Ahmetaj u shpreh se po të njëjtën rritje do e përfitojnë edhe gradat diplomatike, ndërsa 7% do të jetë rritja për administratën në njësitë vendore.
 
Në fund të fjalës së tij ministri ka uruar të gjithë, gratë, vajzat që sot festojnë ditën e 8 Marsit. 

''Në fund dua të uroj, zonjat, nënat, motrat, Gëzuar 8-marsin. Për shumë prej tyre në administratë, sistemin shëndetësor apo arsimor, sot janë dy gëzime në nje ditë, për ata që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve”,-përfundoi ministri Ahmetaj.

Ahmetaj: Rritja e pagave, fale suksesit te Reformave
MInistri i Financave, Ahmetaj tha se kjo rritje u bë e mundur falë realizimit të reformave, të cilat kanë përmirësuar treguesit buxhetorë, duke bërë të mundur rritjen e pagave e pensioneve.

"Dua ta mbyll duke theksuar se vendimi i sotem është një shprehje e drejtpërdrejtë e një realiteti të ri, të patjetërsueshëm në të cilin ka hyrë vendi si rezultat i reformave të vështira por të suksesshmë të ndërmarra në tre vjet e gjysëm; si rezultat po ashtu i konsolidimit të rritjes ekonomike, si rezultat I reflektimit të zhvillimit ekonomik por edhe si shprehje e mbështetjes dhe patjetër e mirënohjes sonë si qeveri, për kontributin që këta nëpunës të adminstratës shtetërore kanë dhenë në jetësimin e reformave, pa të cilët nuk do t’ia kishim dalë të jemi sot këtu ku jemi.
Rritja e pagave, ashtu si dhe ajo e pensioneve është një shprehje e drejtpërdrejt e solidarizimit te qeverisë me të gjithë ata që në njërën anë nuk janë prekur njëlloj nga rritja ekonomike, në anën tjetër të nëpunësve që kanë mbajtur në shpatulla barrën e reformave të vështira, por të domosdoshme për vendin.
Rritja e pagave dhe pensionve një premtim i qeverisë Rama, sot është realitet fale reformave".

Por, sic theksoi Ahmetaj, tani mbetet nje reforme e madhe per t'u realizuar, ajo ne Drejtesi. Ne mandatin e dyte qeverises, tha Ahmetaj, punesimi do te vijoje te jete prioritet.
"Ka akoma shumë për të bërë, sidomos me një reforme të domosdoshme për të na shtyrë përpara. Është Reforma në Drejtësi, Vettingu, i cili do të bëjë të mundur një zhvillim ekonomik akoma më të madh, një platformë e një drejtësie që do të jape drejtësi dhe që do të zhvillojë punësimin nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja, investimeve të vendit, por edhe dhënies së vendit një imazh që vendi jonë padyshim e meriton.
Sigurisht që kemi ende akoma për të bërë. Në mandatin e dytë, punësimi dhe mireqenia e qyetarëve do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë në qeveri dhe bashkë me të, edhe rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve, për te bërë të mudnur që efektet e zhvillimit ekonomik të vendit, të shtrihen, të preken dhe të jetohen në çdo cep të Shqipërisë, nga cdo familje dhe qytetar"
.

Perllogaritja, sa ishin sa behen pagat
Rritja e pagave, e sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave, do të variojë nga 36% për rrogat e ulëta, në 7% për zyrtarët e niveleve të larta.
Shqiptarja.com ka zbardhur vendimin e plotë të Qeverisë për rritjen e pagave të administratës. Do të jenë shoferët, sportelistët, apo magazinerët ata që do përfitojnë rritjen më të madhe prej 36.3%, ose 8 mijë lekë në muaj. 

Duke filluar nga sot, është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për:
Punonjësit e administratës publike - Nëpunësit civilë/ nëpunësit, zv.ministrat, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Administratën e Kuvendit , KQZ, Gjykatën e Lartë Prokurorinë e Përgjithshme, disa intitucione të pavarura, inistucione në varësi të Kryeministrit, ministrave të linjës dhe administratën e prefektit.
 
Në total janë rreth 21 mijë punonjës që përfitojnë rritjen e pagës nga   kategoria e mësiperme, me një kosto financiar vjetore 1 miliarde lekë.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015