Ahmetaj: S'ka rrugë as në 2016
duhen edhe 210 mln € të tjera
AAsnjë prej projekteve të mëdha rrugore nuk do të përfudojë as në vitin 2016 për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Keshtu deklaroi ministri Arben Ahmetaj ndërsa prezantoi planin e investimeve publike në Komisionin e Ekonimisë. Por jo vetëm kaq...do të duhen edhe më shumë fonde. Kreu i ministrisë së Ekonomisë tha konkretisht se rruga do të duhen të paktën edhe 160 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës. Kur do të mbarojë Elbasan-Tiranë unë ja u thashë duhen dhe 50 milion euro
TIRANE - Asnjë prej projekteve të mëdha rrugore nuk do të përfudojë as në vitin 2016 për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Keshtu deklaroi ministri Arben Ahmetaj ndërsa prezantoi planin e investimeve publike në Komisionin e Ekonimisë.
Por jo vetëm kaq...do të duhen edhe më shumë fonde. Kreu i Ministrisë së Ekonomisë tha konkretisht se do të duhen të paktën edhe 160 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës.
“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro, euro të cilat nuk i kemi”, - është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Sipas tij mungesës së fondeve i shtohen edhe problemet teknike, si në rastet e Fierit e Vlorës, ku përfundimi i rrugëve mbahet peng jo vetëm prej fondeve, por nga varrezat e këtyre qyteteve.
"Prapë ajo rrugë është e papërfunduar dhe po e theksoj kërkon 160 milionë euro minimalisht të cilat nuk i kemi. Kur do të mbarojë Elbasan-Tiranë unë ja u thashë duhen dhe 50 milion euro për shkak se projekti nuk ishte i saktë. Janë zgjeruar fatkeqësisht varrezat e qytetit pa plan, gjysma bie mbi varrezat e qytetit. Eshtë në Vlorë por dhe në Fier ka një moment.... " - tha Ahmeraj.
Ndërkohë që deputetët e opozitës e përkufizuan fondin e investimeve publike si më të ulëtin që prej vitit 1997. Sipas Deputetes Jorida Tabaku dhe ish Ministrit të Financave Ridvan Bode, në buxhetet e ministrive bie në sy se dominojnë blerja e makinave dhe ristrukturimi i godinave.
"Pyetja ime është si ka mundësi që çdo program buxhetor nis me rikonstruksion godine dhe blerje makinash. Pa përjashtim çdo program buxhetor fillon me këto dy artikuj, rikonstruksion ose rregullim godine, blerje automjeti", u shpreh Jorida Tabaku.
"Niveli i investime publike është në minimumin historik në raport me prodhimin e brendshëm bruto barabartë me atë të vitit 1997. Mbjellim palma, bëjmë lulishte, vejmë drita neone, harxhohen fondet në këto destinacione", - thw Bode.
Deputetët në komision sollën në vemendje edhe faktin që prej dy vitesh dikasteret nuk po arrijnë të realizojnë investimet e planifikuara në buxhetet përkatëse.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44