SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.
Ahmeti dhe Orav diskutuan rreth situatës së krijuar në vend pas shqiptimit të dënimit ndaj 6 personave me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”.
Ambasadori Orav theksoi që Brukseli zyrtar po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni në lidhje me këtë rast, bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend.
Kryetari Ahmeti ritheksoi nevojën që pakënaqësia të manifestohet me qetësi në mënyrë që ky rast të mos ndërlikohet dhe vështirësohet edhe më tepër. Ahmeti shprehu pritjet që Gjykata e Apelit do të merr parasysh të gjitha shqetësimet shoqërore në lidhje me zhvillimin e gjykimit në rastin “Monstra” dhe do të vendos drejt.
Kredibiliteti i lëkundur i këtij procesi mund ta rikthejë besimin e opinionit vetëm nëpërmjet të një procesi transparent ku do të prezantohen provat dhe faji do të dëshmohet. Ky proces duhet të mbikëqyret nga ekspert të komunitetit ndërkombëtar me përvojë që do të kanë qasje të plotë gjatë gjithë procesit dhe në të gjitha dëshmitë.
Kryetari Ahmeti theksoi që i kupton përpjekjet e forcave politike si dhe atyre që pretendojnë në të ardhmen të bëhen të tillë që ta shfrytëzojnë këtë pakënaqësi të qytetarëve, por shpreson që ky shfrytëzim i situatës mos të nënkupton edhe nxitje të dhunës.
Është përgjegjësi e përbashkët që të identifikohen dhe tejkalohen përpjekjet për drejtësi selektive, por edhe gjykatësit dhe prokurorët që kryejnë detyrat e tyre pа ngarkesa në mënyrë që të rritet besueshmëria e qytetarëve në proceset gjyqësore.
Një reagim ka ardhur edhe nga Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Mehmeti. Ai mbron të drejtën e shqiptarëve për të protestuar konform të gjitha rregullave, por nga ana tjetër u bën thirrje policisë maqedonase të mos provokojë dhunën në protesta.
“Nëse këto ditë do të mbahen protesta, ato të mbahen konform rregullave dhe organizatorët e rendit kanë për detyrë të mbajnë rendin dhe jo të provokojnë.” – tha Ixhet Mehmeti
Protestat disa ditore janë bërë shkas edhe për zënka midis partive shqiptare në Maqedoni. Jo më larg se sot, Partia Demokrate Shqiptare është konfliktuar me Bashkimin Demokratik për Integrim. PDSH fajëson për situatën në vend BDI-në, e cila edhe pse ka 2 mandate që drejton dikasterin e drejtësisë, shqiptarët vijojnë të jenë ende viktimë e gjykimeve të padrejta.
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO