PRISHTINE- Edhe shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë kontribut të madh për ta ndihmuar Kosovën në kohën e luftës, por edhe pas saj. Por, për kontributin e tyre, nuk është pse dihet edhe aq shumë.
Populli në Kosovë, është i njohur më shumë me kontributin që ka dhënë diaspora në Kosovë, apo shqiptarët që jetojnë në vendet tjera të Evropës, por jo edhe për ata që jetojnë në Amerikë.
Për t'ua njohur më shumë këtë kontribut, dhe për të parë se sa shqiptarë të suksesshëm ka në ShBA, por tregojnë Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.
Me iniciativën e këtyre të dyve, sot në zyrën e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, kanë ardhë për vizitë rreth 20 personalitete të ndryshme të njohura në Amerikë, por që janë shqiptar.
Mjek, arkitekt, biznesmen, e shumë profesione të tjera, kanë këta shqiptarë që disa janë nga Kosova, e disa të tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
E për vizitën e tyre në Kosovës, ka fol i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. "Shumë pak njerëz e dinë shumë, se një pjesë e financimit ka ardhë nga Evropa, por shumë pak e dinë se sa pjesë e madhe e financimit dhe ndihmës ka ardhë nga ShBA gjatë luftës, dhe kur them financimin, flas për diasporën shqiptare e cila në periudha shumë të shkurtra, ku ka raste ku njerëzit e kanë lënë vetën keq për ta ndihmuar edhe rezistencën por edhe popullin shqiptar nëpër ato kohë shumë të vështira", ka thënë Ahmeti.
Dikur, njëjtë sikur këta shqiptar, ka qenë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili për dy vite ka studiuar për magjistraturë në Boston të ShBA-vë.
Ahmeti, i cili tregon të ketë vizituar edhe disa shtete të tjera në ShBA, thotë se kudo që të ketë shkuar, ka parë shqiptarë të suksesshëm. "Vitin e kaluar isha në një turne dhe vizitova 6 qytete, për rreth 10 ditë dhe pothuajse në çdo qytet që vizituam ishte një komunitet mirë i organizuar i shqiptarëve, edhe pse sipas shtetit ishin edhe fushat e suksesit. Ngado që shkojmë, përveç kësaj patëm shansin të takojmë edhe artist tashmë të njohur, që tregojnë se jo vetëm shqiptarët, jo që nuk janë mbrapa kombeve të tjera për nga suksesi shumë shpejt mund të edhe të kalojmë mundësit që i kemi dhe të nevojitet një ambient ta mundëson në këtë mënyrë të arrish atë që ke pasur synim. Dhe ku më mirë mund të arrish përveç se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka theksuar Ahmeti.
Mikpritjen këtyre shqiptaro - amerikanëve, ua dhuroi edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili theksoi se vetëm besimi në vetvete mund të të sjellë suksesin e dëshiruar.
Minxhozi, ka thënë t'i kenë sjellë këta shqiptar në Kosovë, për të parë edhe të tjerët dhe për t'i dëgjuar storiet e tyre të suksesit.
"Na ka ngacmuar gjatë gjithë kohës ideja se si të ju sjellim këtu në Kosovë, në mënyrë që njerëzit t'i dëgjojnë, t'i shohin dhe t'i prekin arritjet e tyre, që edhe ato mund të bëhen një sukses storie, dhe nuk është e nevojshme të shkohet në Amerikë, por të bëhen edhe këtu në vendin e tyre në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Kjo nuk është thjesht një kontribut patriotik, por edhe praktik, një nxitje e madhe që do i jepni rinisë dhe njerëzve këtu, që edhe ata me një këmbëngulje, me besim në vetvete të kthehen në një sukses storie", ka thënë Minxozi.
Sipas Minxhozit, besimi në vetvete mund të qaj edhe barrierat e ndryshme që mund t'i pengojnë këta njerëz që të ecin përpara në shoqëritë ballkanike, akoma të emancipuar sa duhet për të arritur suksesin./ATSH/