FINLANDE- Ish-presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaari thotë se "Serbia e ka kuptuar se nëse dëshiron anëtarësimin në BE, duhet ta pranojë se ekziston Kosova e pavarur".

Ahtisaari në një intervistë për gazetën austriake, "Die Presse", ka thënë se në planin që e ka hartuar për Kosovën bashkë me diplomatin austriak, Albert Rohan janë përfshirë mundësitë më të mira për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht pakicës serbe.

“Serbët tani e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë anëtarësimin në BE, duhet të pranojnë se ekziston Kosova e pavarur. Mendoj se ajo që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e ka arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme. Kjo u dërgon palëve mesazh të qartë që të implementojnë atë që është arritur në marrëveshje”, ka thënë Ahtisaari.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)