Presidenti i cili pesë vite më parë solli plani e tij gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, Marti Athisari është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj dhe garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ahtisaari ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Presidenti Ahtisari gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara me rastin e ceremonisë që do t`i jepet fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë nga institucionet vendore.
Poashtu, në mesin e personaliteteve të ndryshme të cilët kanë arritur në Kosovë, janë edhe ndërmjetësuesit në bisedime për statusin e Kosovës,Frank ëisner nga shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Volvgang Ishinger nga Bashkimi Evropian të cilët janë pritur nga ministri Hoxhaj dhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar Piter Faith.
Ndërkaq në orët e paradites në aeroportin e Prishtinës ka arritur edhe zëvendësndihmës sekretari i departamentit të shtetit amerikan Filip Reeker.
Me rastin e ceremonisë së përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë Kosova do të jetë nikoqire e më shumë se 36 delegacioneve të huaja të cilat gjatë gjithë kohës janë pritur nga zyrtarët e ministrisë së punëve të jashtme dhe zyrtarët e protokollit shtetëror.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com