“…Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë më në pushtet”, ishin fjalët që Presidenti Amerikan pothuajse pëshpëriti pak çaste para se ai të përfundonte fjalimin e tij në Varshavë në turin evropian. Këto fjalë nuk ishin në tekstin origjinal që Joe Biden duhet të lexonte dhe përbëjnë një devijim drastik nga mesazhi i përgatitur në çdo detaj nga Shtëpia e Bardhë.
Biden në vizitën e tij në Evropë fillimisht shkoi në Bruksel dhe më pas në Poloni, për të bashkuar aleatët, në mënyrë që Ukrainës t’i sigurojë rezistencën me armë të tjera dhe për të frenuar kërkesën e vendeve lindore që kërkojnë një përfshirje më të madhe të NATO-s në luftë. Biden u largua mbrëmjen e së shtunës duke krijuar idenë e përpjekjeve dhe komploteve të kurdisura nga amerikanët për të rrëzuar qeverinë aktuale të Rusisë, pasi është në kundërshtim me interesat e SHBA-ve. Ndërkohë menjëherë pas fjalimit të Biden dhe rrezikut që shoqëronin fjalët e tij, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, nxitoi për të sqaruar situatën dhe mos të lihej të kuptohej ajo sikurse Biden tha në të vërtetë.
“Presidenti donte të thoshte se Putini nuk mund të ketë fuqinë për t'u bërë luftë fqinjëve të tij, ne nuk po organizojmë ndryshimin e regjimit në Moskë", tha ai
E vërtetë, madje Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende pyetjes kryesore “Si mund të ndalet Putini?
Ajo çka Biden tha duke e konsideruar Putinin një ‘kasap' mund ta konsiderojmë një gafë dhe jo një sinjal, gjë që nuk është e para herë për presidentin Biden. Presidenti amerikan u nxit nga fryma e armiqësisë dhe urrejtjes ndaj Putinit, e cila është përhapur gjerësisht në Poloni, jo vetëm mes politikanëve, por edhe mes qytetarëve, vullnetarëve që po ndihmojnë refugjatët ukrainas. Ndaj ka shumë mundësi që Biden të ketë dashur të ndaj publikisht indinjatën, atë zemërim, atë përbuzje që është përhapur kudo ndaj liderit rus. Të njëjtat ndjenja ndaj presidentit rus janë të pranishme dhe në Shtetet e Bashkuara si në administratë, në Kongres dhe mbi të gjitha në opinionin publik. Kur Biden, foli të shtunën në mbrëmje iu drejtua si turmës së vogël të mbledhur në oborrin e Kështjellës Mbretërore, ashtu edhe audiencës së madhe amerikan me fjalët:
“ Të gjithë janë dakord, ai ‘kasap’ duhet të shkojë”, fjala e Biden gjatë fjalimit. Në lidhje me etiketimin që Biden i bëri Putinit pati shumë diskutime dhe qëndrime të ndryshme të politikës perëndimore.
Për shembull presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që udhëheqësit amerikanë të mos kompromentonin mundësinë, që ai e konsideroi tashmë të pakët të rifillimit të dialogut me Moskën.
Shtëpia e Bardhë është duke punuar që të gjejë një rrugë të ndërmjetme për dialog duke ndërtuar strategjinë e saj në pesë pika.
Së pari, Biden nuk i beson më Putinit. Ai mendoi se lideri rus e solli në Evropë me shpresën e paralajmërimit të mundësisë së një negocimi global, por në realitet, udhëheqësi rus thjesht po përfitonte kohë dhe përparësi në përgatitjen e tij për pushtimin, ndërkohë Sekretari i Shtetit, Blinken beson në përpjekjet diplomatike të presidentit francez Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, por pa qenë plotësisht i bindur.
Së dyti, shtohet pyetja se si mund ta detyrojmë Putinin të pranojë marrëveshjen? Përgjigjja është e kuptueshme nga të gjithë për faktin se çdo ditë e më shumë ukrainasve po u ofrohet mbështetje duke i dërguar armë gjithmonë e më të sofistikuara dhe cilësore duke e bërë atë të ketë përparësi.
Së treti, Shtëpia e Bardhë, tani për tani ka vendosur një kufij në lidhje me furnizimet si për shembull, asnjë armë sulmuese si artileria e rëndë apo avionët, arsyeja e këtij kufizimi përbën pikën e katërt të strategjisë.
Së katërti, inteligjenca amerikane nuk ka ende informacion të besueshëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose biologjike siç është përfolur më herët , ndërkohë ajo e konsideron të pamundur përdorimin e armëve bërthamore, ndaj Shtetet e Bashkuara nuk duan t'i ofrojnë Putinit asnjë pretekst dhe shtysë për të ndërmarrë ndonjë veprim të rrezikshëm, siç është dorëzimi i mjeteve ushtarake të sulmit.
Së fundmi, sa solide është fuqia e "diktatorit"? Për këtë nuk ka përgjigje të saktë , pasi për inteligjencën amerikane është shumë e vështirë të depërtosh në rrjetin e pushtetit të Putinit. /Përshtati nga Corriere Shqiptarja.com
Me kete gjuhe duhet te flitet me horrat. Biden ka gjysem shekulli ne kapitol hill,kongresmen,senator,drejtues komisionesh ne senat, zv.president e ne fund president i shba, pra diplomat dhe drejtues i madh shteti,me karriere ligjvenesi, diplomat dhe drejtues. Ndersa gjeniu i Trump, Z.Putin e filloi kartieren si spiun, vazhdoi pas renies ne BS si mashtrues e hajdud i pasurise ruse, me pas shantazhier kgb-je,president-oligark,kriminel ndaj elites ruse dhe deshtak lufte, e kjo eshte karriera brilante e Putinit.
PërgjigjuRama, Orban , Vucic dhe Sarkozi e shifni si gaf por jo edhe perendi demokratik me SHBA-t …!!!
Përgjigju