TIRANE, 18 Gusht/ATSH/- AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) ka përqëndruar punën në arritjen e objektivit për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Burime të saj thanë se, janë asistuar rreth 500 investitorë të huaj pontencialë, nga të cilët 90 kompani, që janë vënë në kontakt me partnerë shqiptarë në sektorë të ndryshëm si të përpunimit aktiv, energjisë, ICT, etj.
Për periudhën janar -korrik, kanë hapur aktivitetin 3 kompani të huaja në fushën e ICT dhe manifakturës, që janë ndjekur dhe asistuar nga AIDA përgjatë gjithë procesit.
AIDA në vartësi të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka si funksion të propozojë politika për lehtësimin e mbështetjen e investimeve direkte në Shqipëri, identifikimin e promovimin e mundësive, duke ofruar shërbime e mbështetje për investititorët ekzistues ose potencialë, të rrisë aftësitë konkuruese të SME-ve, nxitjen e eksporteve të mallrave, ofrimin e shërbimeve mbështetëse, dhënies së asistencës financiare për shoqëritë eksportuese, promovimin e eksporteve./n.m//m.m/












