Aida Hani, violinistja qe refuzoi
kontrata miliona $ në botë

Aida Hani, violinistja qe refuzoi<br />kontrata miliona $ në botë
Lumturia e saj nuk mund të merret nga të tjerët, sepse nuk i është dhënë nga të tjerët. Kjo më nuk është nevojë, është luks.

Aida Hani i gëzohet shkëmbimit. Ajo ka shumë lumturi që do të donte ta ndante me dikë. Di si të luajë, jeta e saj është një instrument i vetëm.

Lojtari i violinës di si të gëzojë violinës vetëm, por nëse dikush tjetër vjen e gjen, ata do gëzojnë së bashku dhe do krijojnë harmoni.
Me këto fjalë të Oshos mund të përshkruhet jeta e Aida Hanit, personazhit tonë, e cila me diellin, natyrën dhe njerëzit e rastësishëm arrin të mbushë shpirtin e saj të lirë.

Instrumenti i violinës plotëson rrahjet e saj të zemrës çdo mëngjes kur del nga kodrat sekrete, banesa ku jeton për të shkuar në rrugët e Tiranës e për të performuar për banorët e saj.

Ka veshur një triko ngjyrë blu dhe xhinse të shkurtra me geta. Në asnjë moment nuk ndahet nga violina e saj të cilën e quan shoqja e jetës.
Një artist nuk mund të jetojë dot pa skenën dhe spektatorët, ndaj kur mundësitë për t’i pasur janë të pakta, një artist duhet t’i krijojë. E këtë ka bërë Aida, ndonëse ka udhëtuar në të gjithë Evropën deri në Lindjen e Mesme në Iranin e Veriut në Kurdistan ka preferuar të qëndrojë në Tiranë ku performon bashkë me violinën e saj në rrugë të ndryshme të Tiranës..

“Dalim në vende të ndryshme si liqeni apo pedonale apo qendra e qytetit, piramida, Myslym Shyri, dhe qytete të tjera si: Korça, pedonalja e Korçës na mungon. Kam lindur në Korçë, një qytet i vogël i mirëfilltë përfaqësues kulturei vendit tonë. Dua të theksoj një nga vendet më të bukura Anglinë dhe ndjesinë që më lidh me atë vend, pastaj Turqia: Ankara, Stamboll janë vende ku kultura dhe arti botëror sidomos në Stamboll e gjen mikpritjen, edhe Kurdistani pavarësisht se nuk është kaq i bekuar nga natyra, ka perspektivën e vet”, tha Aida.

E veçanta e Aidës gjendet në shpirtin e saj të lirë teksa është shkolluar jo vetëm në Shqipëri por edhe në Londër.

“Në vendin tonë të tilla fenomene siç janë performancat e rrugës deri para vitit 90 kanë qenë një fenomen i më pak të privilegjuarve pra njerëzve që nuk kanë pasur mundësi as të edukohen të arsimohen muzikalisht apo të formohen si të tillë me dy apo 3 pjesë elementare fare dhe kanë dalë nëpër rrugë dhe është quajtur katandisje në rrugë, dhe atje ku po shkon bota sot është të krijosh një atmosferë artistike për një audiencë reale që është live nga mosha të ndryshme. Fëmijët janë shumë të hapur por edhe të rriturit edhe adoleshentët duke qenë se ndodh nëpër botë prej vitesh, 30 vjet që ndodh andej edhe këtej avash avash. Instrumenti dhe muzika kërkon një disiplinë të jashtëzakonshme dhe një marrëdhënie shumë të fortë me instrumentin, pra disiplina të përditshme shpirtërisht mendjen nuk e kemi, trupin jo e jo, se na mban trupin. Pra disiplinë punë dhe tjerat vijnë vetë kudo që të jemi në botë. Këtu nuk bëhet fjalë që po luajmë të ndryshojmë botën por ne bëjmë një muzikë për veshët e njerëzve që është akustikisht e mirë  është e shëndetshme”u shpreh Aida.

Është e talentuar. Muzika ka gjuhën e saj me të cilën komunikon, dhe violina e Aidës të përfshin teksa je duke e dëgjuar. I janë ofruan shuma parash të mëdha për bashkëpunime por ata që e bëjnë Aidën tmerrësisht të pasur ekonomikisht, ajo i lë në plan të dytë.

Për herë të parë u frymëzua nga arti i rrugës gjatë kohës kur jetonte në Stamboll.

Më pas u rikthye në Tiranë duke lënë pas çdo ofertë që i premtuan jashtë kufinjve të Shqipërisë me deshirën e madhe për të bërë instalimin muzikor në rrugët më të njohura të Tiranës.

Vështirësitë ekonomike kanë qenë të shumta në jetën e Aidës megjithëse ajo është ndjerë e lumtur në çdo etapë të jetës pasi ka jetuar me shpirtin e lirë pa bërë plane e ndoshta jeta i ka treguar se energjia positive ndodhet në brendësinë e saj.

Ajo studioi violinë në shkollën Tefta Tashko Koço në qytetin e lindjes Korçë, për të vijuar më pas studimet në Akademinë e Arteve.
Aida Hani, teksa vallëzon me violinën e saj në çdo moment duke u shkëputur herë pas herë nga biseda për jetën, na rrëfen dhe një episod të jetës së saj personale.

Eksperiancat jashtë kufinjve të Shqipërisë për të kanë qenë të shumta. Ndonëse e rezervuar ajo na rrëfen për flirtet që ka pasur jo vetëm me meshkujt por edhe me femrat.
Violina i ka zbuluar të tjera pasione si kënga. Ajo ka shkruajtur ka kompozuar dhe kënduar disa këngë ku ka marrë pjesë edhe në evente të ndryshme. Po ashtu Aida na tregon se ka përkthyer një libër nga gjuha shqipe në anglishte. Por, edhe ka luajtur në një film si aktore.

Në rrugën e saj artistike nga skena tek sheshet së bashku me violinën e saj ajo jep një mesazh të rëndësishëm për jetën.

Ka zgjedhur rrugën për të mbajtur gjallë në deje marrëdhënien e saj me violinën…

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot