Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka nisur kohët e fundit një projekt pikërisht për informimin e biznesit vendas, mbi mënyrat se si mund të përfitojë kredi.
Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, tha se, sipërmarrja private në Shqipëri nuk ka informacionin e duhur mbi mënyrat e financimit, ndaj është i nevojshëm programi i udhëzimit.
Agjencia e Zhvillimit të Investimeve, po përgatit një projekt të ri për ofrimin e të gjitha shërbimeve dhe informacioneve online për bizneset e huaja. Shërbimi do të ofrohet në tri gjuhë, në shqip, anglisht dhe gjermanisht, për të lehtësuar sa më shumë sipërmarrësit e huaj që investojnë në Shqipëri ka njoftuar Brunilda Paskali, Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)