Avionët ‘Air Albania’ me emra poetësh, Rama: Ambicia jonë, të çojmë nga Tirana në New York 'Imzot Nolin'

RINAS- Avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania është ulur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas. Gjatë uljes, avioni është pritur me dy zjarrfikëse që kanë hedhur ujë.

I pranishëm në aeroport për pritjen e tij ka qënë i gjithë stafi dhe zyrtarë të lartë të shtetit, ndër ta edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama ka treguar një detaj sa i përket avionëve, të cilët mbajnë emrat e poetëve shqiptarë. I pari, ai që edhe ka mbërritur sot, mban emrin e Lasgush Poradecit. 

 

Për ne që jemi të këtij vendi, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri është Migjeni, ambicia jonë është që të çojmë nga Tirana në New York imzot Nolin.

Edi Rama, kryeministër

Më tej, Rama është shprehur mbërritja e avionit ‘Lasgush’ është një emocion tejet i veçantë pasi u përmbush një ëndërr, e cila dukej e pamundur.

Përmbushim një ëndërr që dukej e pamundur, por që u realizua. Kompaninë ajrore të flamurit kuqezi ‘Air Albania’. Është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një ëndërr prej shumë kohësh. ‘Air Albania’ është një vepër kombëtare. E vërteta është se shteti shqiptar nuk mund të ndjehet plotësisht i rezultuar nëse neglizhon pozicionin e vet në hartën dhe kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët. Me kompaninë kombëtarë te fluturimit ne kemi nisur rrugën ndërlidhëse me Evropën, por edhe më tej. Sot falë ‘Air Albania’ ne mund të fluturojmë. Nuk e di si do përkthehet kjo për miqtë tanë, por duhet të fluturojmë me këmbë në tokë. Krijimi i parë i Shqipërisë ka garancinë e një partneri global Turkish Airlines. Shqiptarët kanë qënë dhe mbeten të detyruar që të udhëtojnë me shërbime të plakura për udhëtime të largëta. Është dashur punë për të pasur një kompani tonën. 94 vjet më parë Shqipëria ka tentuar të kishte linjën e vetë ajrore, e cila do të kryente fluturime drejt Sofjes, Romës, Beogradit, Podoricës por edhe drejt Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës. Nënvizoj që jemi shumë të fokusuar që të mos jemi më vendi me një aeroport, të kemi të Vlorës, Kukësit dhe të Sarandës. Acarohem me ankesat e shqiptarëve që rrojnë në emigracion që detyrohen të paguajnë bileta që të heqin mend e kokës. Kjo është kostoja e trashëgimisë që kemi mbi supe.

Edi Rama, kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
PD: Air Albania nuk ekziston, “Lasgushi” është avion turk

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, me anë të një statusi në Facebook ka reagur mbi avionin e parë shqiptar, Air Albania.

Sipas tij, linja shqiptare nuk ekziston dhe “Lasgushi”, siç tha kryeministri Edi Rama është quajtur avioni i parë, është një avion turk.

Air Albania nuk ekziston! Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Endri Hasa

Postimi i plotë:

Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës

Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Ne vend te "ëndrrës" per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.

Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin "Lasgush", i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk......

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apo jo: 14/09/2018 23:41

    .edhe ALITALIA..,ka aksoneret e Qatar Airways..po mban emerin e vet!Bravo,Rama!

    Përgjigju
    • bujar: 14/09/2019 20:07

      kur esht shqiponja shoku nuk dubet ta diskutosh esht turk a sllav debatet e teperta jan fukarallek

    • Lalfio: 15/09/2018 05:52

      Ti je apo s'je or mik.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve