Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme! Do të fokusohet në zgjidhjen e krizave globale

Ajay Banga zgjidhet president i Bankës Botërore për 5 vitet e ardhshme! Do të fokusohet në zgjidhjen e krizave globale

Ajay Banga

Ajay Banga do të jetë presidenti i ri i Bankës Botërore për një mandat pesë vjeçar. Bordi i guvernatorëve të Bankës Botërore zgjodhi të mërkurën ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për një mandat pesë-vjeçar si president, duke sjellë një ekspert financash dhe zhvillimi me origjinë indiane për të rinovuar politikat e institucionit mbi ndryshimet klimatike dhe krizat e tjera globale.

Banga, 63 vjeç, u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA Joe Biden në fund të shkurtit dhe ishte pretenduesi i vetëm për të zëvendësuar shefin në largim të Bankës Botërore, David Malpass, një ekonomist dhe ish-zyrtar i Thesarit të SHBA-së, i cili shërbeu në administratën Trump. Ai fillon punën e re më 2 qershor.

Zgjedhjet erdhën pasi anëtarët e bordit të Bankës Botërore intervistuan Bangan për katër orë të hënën. Dita e fundit e Malpass në bankë do të jetë 1 qershori. 24 anëtarë të Bordit votuan pro ndërsa vetëm Rusia abstenoi.

Biden e përgëzoi Bangan për zgjedhjen e tij për të drejtuar Bankën Botërore, të cilën ai e përshkroi si një nga institucionet më të rëndësihme të njerëzimit për të ulur varfërinë dhe për të zgjeruar prosperitetin në mbarë globin.

“Ajay Banga do të jetë një lider transformues, duke sjellë ekspertizë, përvojë dhe inovacion në pozicionin e Presidentit të Bankës Botërore”, tha Biden. “Ai do të ndihmojë në drejtimin e institucionit ndërsa ai evoluon dhe zgjerohet për të adresuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në misionin e tij kryesor të reduktimit të varfërisë përfshirë ndryshimin e klimës.”

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se Banga solli aftësitë e duhura drejtuese dhe menaxhuese në punë dhe do të luante një rol thelbësor në shtyrjen përpara të reformave shtesë, duke përfshirë krijimin e partneriteteve midis sektorit publik dhe privat dhe grupeve jofitimprurëse.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zari: 04/05/2023 21:58

    Na myten gabelat

    Përgjigju
  • India: 04/05/2023 19:34

    Sa duket India po drejton boten ! Bashke me it banka dhe UK I bie qe india Po drejtor boten.

    Përgjigju
    • Gabeli lagjes: 04/05/2023 20:04

      Harebaba..mos boj kshu.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat