Ajazi: Kriza, është si 'puna e komisarit' në PD

Ajazi: Kriza, është si 'puna e komisarit' në PD

“Kriza, Reforma Zgjedhore, votat e vjedhura, korrupsioni qeveritar, dosjet e babaleve, koncesionet”, dhe të tjera terma “shkencore” që vetëm Lulzim Basha di ti deshifrojë, janë veçse alibira dhe gjëagjëza SHQUP-i, të cilat duan të mbajnë vendin të mbërthyer nga anarshia dhe kaosi institucional. Kriza në fakt ekziston vetëm në mëndjet e Lulzimit, Doktorit, Ervinit, Gazit, Enkeledit, Flamurit, Edit, Monikës apo Dashit, dhe të ndonjë tjetri që merret në fundjavë me macet e Metës. Stërzgjatja dhe mbajtja pezull e problemeve të krijuara qëllimisht prej 1 viti e gjysëm, duket se degraduan strukturalisht gjithë Partinë Demokratike, dhe drejtimin e saj politik. Pas largimeve dhe zhgënjimeve të elektoratit, pas humbjes në zgjedhje me mbi 240 mijë vota, pas djegies së mandateve për të cilat po paguan një kosto të madhe politike e njerëzore, pas braktisjes nga faktori ndërkombëtar dhe talljes me tryezën e Reformës së re Zgjedhore, “kriza” në PD është kthyer në barcaletë si “puna e komisarit” që kishte humbur në det të hapur.

Eshtë pikërisht momenti të themi se, edhe fati i kësaj PD-je, dhe i vetë kryetarit të saj, ka humbur në det të hapur. Askush nuk e kupton se çfarë deklaron ai , se çfarë propozon apo sygjeron, nga daljet në podin e SHQUP-it, tek rroket të mallëngjejë shqioptarët, dhe pastaj tek video-mesazhe të “ndjera” për ti kërkuar atyre “ti dalin zot fateve të vendit”. Kriza e Lulzimit dhe “fati i komisarit të mbetur në det të hapur”, është kthyer në histori komike, edhe pse kryetari kësaj PD-je, mundohet që përmes Gazit ti bëjë thirrje qeverisë “të bjerë dakort me opozitën, me mekanizmin e propozuar për Reformën Zgjedhore, pasi ndryshe bëhen pengesë për integrimin në BE”.

Ah, po nuk e doni ju as Reformën e re Zgjedhore (pavarsisht se Edi Rama deklaroi se ajo do të miratohet brënda vitit) as integrimin, dhe as zgjidhjen e krizës, pasi në rast se bëhen këto, ju merrni fund si forcë politike në gara konkuruese elektorale. Kjo pasi Reforma e re Zgjedhore, e lë Lulzimin pa “krahë” dhe e nxjerr në breg përgjithmonë, ashtu sikurse hapja e negociatave dhe integrimi i vendit në BE. Në Europë nuk ka vend për politikanë që pengojnë me dashje dhe braktisin tryezat e reformave, në Europë nuk ka vend për politikanë që drejtohen dhe urdhërohen nga ish-komunistë pensionistë të konvertuar, në Europë nuk vend për politikanë që brënda 24 orësh, japin tre deklarata të ndryshme për të njëjtin problem. 

Duke menduar se “zgjatja e krizës do të thyejë qeverinë dhe Ramën”, Lulzim Basha ka zhgënjyer jo vetëm të vetët, por ka krijuar një klimë pesimizmi edhe tek ata ndërkombëtarë që deri dje e shihnin si “shpresë për ndryshimin e PD”. Negociatat do të hapen shumë shpejt, Reforma Zgjedhore gjithashtu do të miratohet, (vjen ose jo ish-opozita në tryezë) duke shuar kështu përgjithmonë shpresat e “komisarit të mbetur në det të hapur” për dorëheqje, apo dhe “dy palë zgjedhje të parakohshme”. Në politikën europianiste, nuk ka parakushte dhe as kushte të “panegociueshme” për zgjidhjen e krizave, por ka vetëm ulje në tryeza të përbashkëta bisedimesh, për të gjetur ujdinë e duhur, natyrisht pa dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në të kundërtën je i destinuar të mbetesh përgjithmonë i vetmuar, dhe pa asnjë përkrahje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025