Meghan Markle është një nga personat më të përfolur në të gjitha mediat botërore. Pas martesës me Princin Harry, edhe problemet me familjen e Dukeshës së Sussex janë bërë shumë publike. Pas ‘sherreve’ publike me të atin, e motra është shprehur se Meghan nuk është njeri.
Motra e saj nga babai Samantha Markle, në një intervistë për Mirror ditën e djeshme e ka quajtur të motrën “grykëse, arrogante dhe humane të shtirur” duke paralajmëruar kështu se pas të atit Tomas Markle, personi tjetër që do të injorohet nga Meghan ka për të qenë Harry.
Kjo deklaratë erdhi pasi i ati i Meghan Markle, Tomas Markle tregoi në një intervistë se vetë ai i kishte mbyllur në fytyrë telefonin Princit Harry. Në këtë mënyrë 53-vjeçarja gjeti hapësirën e saj për t’i thënë dy fjalë publikisht Meghan- it lidhur me qëndrimin që dukesha po i mban babait të tyre.