'Ajo që bën s'është e lehtë', Inzaghi: Kristjan Asllani po më bind

'Ajo që bën s'është e lehtë', Inzaghi: Kristjan Asllani po më bind

Kristjan Asllani

Interi fitoi dje 0-1 kundër Salzburg në raundin e katërt të grupeve në Champions League. Në transfertën e Austrisë në fushë u hodh edhe Kristjan Asllani për zikaltërit, që në minutën e 61 mori vendin e Calhanoglu.

Futja e mesfushorit të Kombëtares në fushë ishte e duhura, me italianët që shënuan në fund me një penallti të Lautaros. Pas ndeshjes dhe biletës së siguruar për në 1/8, trajneri Simone Inzaghi ka thënë fjalë të mira për lojtarin kuqezi.

"Nëse ky është sezoni im më i mirë në tre vitet e fundit, këtë do ta tregojë koha. Ne dimë që sa vjen e do të bëhet më e vështirë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku. Nuk ka ndeshje të lehta në Champions, mbase i lejuam diçka më shumë", u shpreh Inzaghi.

Më pas trajneri italian shprehu vlerësimin për lojtarin e Kombëtares.

"U fut mirë në lojë, po e bën gjithnjë këtë në mënyrë konstante. Doja që ai të luante pasi po rritet ndeshje pas ndeshje. Më vjen në mendje sfida në Bergamo, apo një tjetër ndeshje më herët. Nuk është e lehtë të futesh në këtë mënyrë në ndeshje të tilla. Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje", u shpreh Inzaghi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja