Ajola Xoxa në Apelin e GJKKO për sekuestrot e llogarive bankare! Avokati merr kohë të njihet me aktet, shtyhet seanca

Seanca në Apelin e Posaçëm për ankimimin e Ajola Xoxës ndaj sekuestrove të llogarive të saj bankare, u shty për ditën e nesërme (13 mars). Shkak u bë kërkesa e avokatit të saj, Dritan Jahaj, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet shtesë që prokurori i SPAK Ols Dado paraqiti në seancën e 10 marsit.

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh.

Ajola Xoxa ka sqaruar publikisht se OJF-të, pra jo shoqëri tregtare, nuk kanë përfituar asnjë fond nga bashkia dhe se çdo pagesë është deklaruar në ILDKPI.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Mezi e ngjalla Lulin’, Rama-Bashës: Ku e gjete këtë emrin Euroatlantikët

‘Mezi e ngjalla Lulin’, Rama-Bashës: Ku e gjete këtë emrin Euroatlantikët