SHBA- Qytetet e ndotur mund të jenë më të dëmshëm për gratë shtatzëna se sa pirja e duhanit. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga një studim së fundi, në SHBA, i cili vëren se gratë që presin të bëhen nëna, kanë rrezik të madh të zhvillojnë komplikacione nga ekspozimi ndaj tymit të makinave dhe mbetjeve industriale.
Marrja në sasi të madhe e këtyre elementëve ndotës të ajrit rrit rrezikun për presion të gjakut gjatë shtatzënisë, sipas studimit.
"Zhvillimi i fetusit është shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë," tha Dr Xiaohui Xu, ndihmës profesor i epidemologjisë në “Public Health and Health Professions and Medicine”.
"Për këtë arsye ne duam të bëjmë kërkimin. Hipertensioni në veçanti është i lidhur me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, duke shkaktuar shumë probleme për nënën dhe fetusin, duke përfshirë dhe lindjen e parakohshme.", vijoi Xu.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com