AK: Berisha dhe Ksera po
shesin Shqipërinë,  të procedohen

KORÇE - Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu nga Korça ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Sali Bersha se është shkaktari kryesor që Shqipëria në 100 vjet nuk është në progres, por regres.

Sipas Spahiut jemi në një nëntor të tretë më të copëtuar se kurrë dhe shkaktari kryesor për këtë është Kryeministri.

“Shqipëria është gati të shpërthejë në protesta mbarëkombëtare prej papërgjegjshmërisë së qeverisë së shtetasit Sali Berisha i cili ndyu duart me paratë e privatizimit. Ujin Shqipërisë ja ka dhënë Zoti dhe jo qeveria. Sali Berisha është pjesë e skenarit për destabilizimin e Shqipërisë dhe këtë ai e ka provuar 15 vjet më parë dhe po tenton ta bëjë sërish. Sot në Shqipëri njerëzit po digjen të gjallë, vriten për ujë dhe papërgjegjshmëria për mbrojtjen e jetës së qytetarit nga kjo qeveri është zero”, deklaroi kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu.

Berisha, ka theksuar më tej Kreshnik Spahiu, po shet Shqipërinë dhe po shndëron në piramidë ujin dhe gjithçka tjetër. Kreu i Aleancës KuqeZi ka akuzuar gjithashtu Kryeministrin se ashtu si 15 vite më parë po djeg vendin në bashkëpunim me klanet greke. Spahiu ka shkuar edhe me tej duke kerkuar qe Kryeministri Berisha dhe ministri Ksera të hetoen dhe arrestohen për trafik kombëtar.

“Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me Agimin e Artë. Sot në qeveri janë tre ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas që po cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare duhet të përgjigjen përpara ligjit dhe nëse ligji nuk do të veprojë atëherë do të jetë vetë populli që do t’i largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me Agimin e Artë është ndër më të rrezikshmit që cënon paqen e të gjithë rajonit. Këta shtetas duhet të procedohet penalisht për tradhti kombëtare”, deklaroi Spahiu.

Këto deklarata Kreu i Aleancës KuqeZi i bėri nga Korça, ku mori pjesë në zgjedhjen e sekretarëve politikë për rajonin juglindor.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen