AK: Kreu i Policisë Bashkiake
dhunon fizikisht aktivistët tanë

AK: Kreu i Policisë Bashkiake <br />dhunon fizikisht aktivistët tanë
TIRANE - Aleanca KuqeZi akuzoi sot kreun e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, se ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj aktivistëve të saj.

Sipas AK ngjarja ka ndodhur ku aktivistët e saj ishin duke shpërndarë disa postera dhe fletëpalosje në rrugën “5 Maji” në Tiranë, në afërsi të Tregut të Madh.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AK njofton se kreu i policisë, Florenc Hoxha ishte i shoqëruar nga disa persona pa uniformë të cilët kanë ushtruar dhunë verbale e fizike ndaj aktivistëve, ndërkohë që Irfan Gjeci, aktivist i AK është shoqëruar nga forcat e Policisë së Rendit në komisariat.

AK “dënon ashpër keqpërdorimin e strukturave shtetërore nga personat e afërt të ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha, të cilët kanë precendetë në sjelljen e tyre agresive nga qytetarëve të lirë të kryeqytetit”.

Duke ju drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, AK këkron që ai “të vendosë nën kontroll strukturat e Policisë Bashkiake duke e kufizuar veprimtarinë e tyre brenda kuadrit ligjor në fuqi”.

“Policia Bashkiake nuk gëzon asnjë të drejtë për të ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj qytetarëve të kryeqytetit. Florenc Hoxha ka përdorur fyerje personale ndaj aktivistëve të Aleancës KuqeZi, fyerje që kanë kapërcyer çdo norme etike që duhet të respektojnë funksionarët e pushtetit vertikal dhe horizontal”, -lexohet në komunikatën e AK-së.

Sipas saj, “emërimet arbitrare dhe mbi baza partiake dhe militante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në strukturat e Policisë Bashkiake e kanë kthyer këtë sektor në shërbim të publikut në makth për qytetarët e Tiranës të cilët janë përballur shpesh herë me sjellje ordinere të Drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha i cili qarkullon në rrugët e kryeqytetit me automjete me xhama të zinj si trafikant dhe kriminel”.

AK e cilësoi kreun e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, si “të sëmurë mendërisht” dhe njoftoi se do të ngejë një padi ndaj sjelljes agresive të tij “për t’i dhënë fund shfrytëzimit të pushtetit nga këta individë gjob-vënës ndaj qytetarëve të lire dhe bizneseve në kryeqytet”.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë