Nëpërmjet një deklarate për shtyp , AK thotë se lëvizja do të mbrojë me çdo mënyrë monumentin ekzistues në Vlorë pasi historia nuk mund të zhbëhet.
“Historia bëhet vetëm një herë edhe pse shkruhet 100 herë, ajo nuk mund të zhbëhet. Jemi kundër një monumenti të ri të pavarësisë dhe do mbrojmë me çdo mënyrë simbolin e pavarësisë në Vlorë, i cili qëndron aty prej 40 vitesh”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Duke e cilësuar si marrëzi nismën, kritikon dhe Partinë Socialiste, për mos reagimin e saj. “Ndjejmë keqardhje për heshtjen e opozitës”, shprehen drejtuesit e AK-së.
I vetmi deputet që ka reaguar nga PS-ja është ai i Vlorës, Eltar Deda, i cili e ka cilësuar si provokim të rrezikshëm idenë e kryeministrit.
(shqiptarja.com)