AK protestë para Kuvendit:
Eshtë koha për ndëshkim

AK protestë para Kuvendit: <br />Eshtë koha për ndëshkim
TIRANE - Aleanca KuqeZi zhvilloi sot një protestë përpara Parlamentit kundër drejtimit që po i jepet vendit nga “qeveria kolumbiane e Sali Berishës. AK denoncoi faktin se kjo qeveri ka humbur tashmë kontrollin e territorit të vendit që tashmë drejtohet nga “bandat e hashashit të cilat policia e partisë-shtet nuk është në gjendje të vërë përpara drejtësisë”.

AK denoncoi mbushjen e Parlamentit me “bixhozxhinj që kriter i kanë vënë vetes lidhjet me krimin e organizuar, trafiqet, drogën dhe kazinotë e fuqishme të Ballkanit”.

AK denoncoi edhe marrëveshjen e arritur dje në parim mes mazhorancës e opozitës mbi reformën zgjedhore. “Jo më larg se dje PD dhe PS na vërtetuan sërish se janë të gatshme të krijojnë koalicionin e tmerrit mes tyre vetëm e vetëm për të mbajtur një karrige me rrota në zyrat e shtetit të kalbur pikërisht prej marrëveshjeve të fshehta mes tyre. Kanë 22 vjet që qeverisin duke ndërruar karriget dhe mbushur xhepat dhe ende nuk janë ngopur duke kërkuar votën e shqiptarëve për t’i vjedhur ata pandashmërisht. PD dhe PS janë drejte një koalicioni të modelit grek ku dy partitë qe shkatërruan vendin sot bashkëpunojnë me gjasme për ta rindërtuar atë”.

“Ka ardhur koha për ndëshkim”, tha Eugent Xhaferaj, përfaqësues i AK, gjatë protestës. “Është koha për ndëshkimin e njollës së zeze në historinë e Shqipërisë 100 vjeçare, është koha të ndëshkojmë me votë hajdutët që janë strukur në këtë godinë për të vjedhur parat e shqiptarëve”, përfundoi Xhaferaj.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë