“PS dhe PD ruajnë stanjacionin” deklaroi lideri i Aleancës Kuq e Zi ndërsa kërkoi që “të zbardhen bisedat” mes dy partive kryesore në vend. “Ne nuk do të lejojmë pazare PS-PD”, theksoi ai.
Kreu i AK bëri me dije se lëvizja e tij ka përgatitur 4 pika që do të shërbejnë si kushte për 2 liderët e partive kyresore në vend.
“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre
1- Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar
2- të njihet vota e shqiptarëve
3- numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore
4- hapësire mediatike".
Sipas Spahiut, nëse partite e mëdha do të vazhdojnë me të njejtën metodë, AK do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2013, por edhe mund t’i bojkotojmë ato”. Aleanca Kuq e Zi sot zgjodhi edhe 500 anëtarët e Kuvendit Kombëtar i cili do të zhvillohet në maj 2012. “Jemi forca e parë në Durrës”, tha Spahiu gjatë fjalës së tij me këtë rast.
(aq/im/shqiptarja.com)