TIRANE – Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar në ditën e 7 Marsit, festës së mësuesve, se “Qeveria rrënoi arsimin shqiptar”. Përmes një deklarate për mediat, ajo i kërkoi Qeverisë “të shpërndajë falas abetaret për Shqipërinë dhe trevat shqiptare”. Në këto të fundit ajo ka kërkuar që abetaret të mbajnë simbolet kombëtare dhe ka dhuruar 200 prej tyre për shqiptarët e Maqedonisë.

“Shqipja është gjuha më e bukur europiane – lexohet më tej në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi - Faleminderit mësuesve të gjuhës shqipe.”

AK ka kërkuar që në 2013 tekstet shkollore të jenë falas për nxënësit dhe që të krijohet “një strategji kombëtare për arsimin”.

Duke akuzuar ekzekutivin se “përdhosi 7 marsin”, Aleanca i kërkoi Kryeministrit Sali Berisha që të “mos i përdorë nxënësit për mitingje”.

(im/shqiptarja.com)