AK rrethon vilat qeveritare:
Gjiri i Lalzit, bllok i mafies

AK rrethon vilat qeveritare: <br />Gjiri i Lalzit, bllok i mafies
TIRANE – Aktivistë të Aleancës KuqeZi, kanë rrethuar sot vilat e “pasanikëve dhe borgjezëve të qeverisë së Sali Berishës” në gjirin e Lalzit, të mbështetur dhe nga familjarë e emigrantë.

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu tha se “qeveria ka privatizuar pronën e qytetarëve duke ia dhënë familjarëve të saj”, pasi sipas tij, në zonën e Gjirit të Lalzit  “shtetëzimi” evaziv i pronës publike është në favor të miqve të qeveritarëve" .

Sipas tij, ndryshe nga “blloku i udhëheqjes së kuqe”, tanimë në gjirin e Lalzit “kemi një bllok të mafies bardheblu”, shton Spahiu.

Gjithashtu ai është shprehur se “ndërsa Shqipëria varfërohet, gjiri i Lalzit është kthyer në një zonë ku vendoset kufiri mes patricëve dhe plebenjve”.

Në lidhje me privatizimin e qeverisë, Kreshnik Spahiu, tha se “Shqipëria po ndryshon me shpejtësi, por vetëm në gjirin e Lalzit”.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median