AK: Sherri politik, dhuratë
e sulltanëve për 100-vjetorin

AK: Sherri politik, dhuratë<br /> e sulltanëve për 100-vjetorin
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot ashër ndaj qeverisë shqiptare e cila sipas saj “po pengon projektin e europianizimit dhe integrimit të shqiptarëve” në Bashkimin Europian. Duke i hedhur një sy historisë së viteve të fundit, AK tha së “Sërbia u përfshi në katër luftra, Sllovenia ishte në luftë deri në vitin 1992 por sot është anëtare e Bashkimit Europian. Krocia gjithashtu ishte në luftë deri në vitin 1995, dhe jo vetëm që ka përfituar statusin e vendit kandidat por vitin tjetër pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. Maqedonia ndonëse u përfshi në disa konflikte dhe luftra dhe problemeve te saj me emrin, ka që nga viti 2005 statusin e vendit kandidat BE. Mali I Zi tashmë e ka përfituar prej vitit 2010.”

Sipas Aleancës Kuq e Zi, Shqipëria e cila “nuk qe pjesë e asnje lufte” është e fundit në listën e vendeve të rajonit ballkanik. “Dhe pikerisht kur projekti europianizimit kërkon unifikim dhe bashkim – lexohet në një komunikatë për shtyp të AK - lidershipi politik shqiptar grindet për ndarjen e përgjegjësisë dhe fajit për gjendjen e vendit.”

Aleanca Kuq e Zi thotë se grindjet politike përbëjnë rastin “klasik ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit. Kjo është dhurata që sulltanët e politikës 22-vjeçare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë. Refuzimi për tre vitë me rradhë i statusit të kandidatit është i paprecedentë dhe përgjegjëse për këtë është politika dhe qeveria shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Përgjegjës për këtë situatë sipas AK është “e tërë klasa politike por mbi të gjitha Sali Berisha” i cili “duhet t’i kërkojë falje 10 milionë shqiptarëve që i ka lënë të fundit në rrugën drejtë Bashkimit Europian, ndonëse erdhi në jetën politike nën premtimint ‘do ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa’”.

“Statusin e kandidatit të BE e mori pra Sërbia e cila u bombardua nga NATO dhe nuk e mori Shqipëria e cila është anëtare me të drejta të plota në NATO”, përfundon deklarata e Aleancës Kuq e Zi. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca

‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca