AK, Spahiu: PD dhe PS
ndajnë Shqipërinë më dysh

AK, Spahiu: PD dhe PS <br />ndajnë Shqipërinë më dysh
ELBASAN – “PD dhe PS ndajnë Shqipërinë më dysh.” Lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, lëshoi akuzën ndaj dy partive më të mëdha në vend gjatë në tubimin e parë që zhvilloi si lëvizje politike në qytetin e Elbasanit. “Tosk dhe Geg, të gjithë jemi kuq e zi”, tha Spahiu para simpatizantëve të tij, duke shtuar se AK është “kundër përçarjes së shqiptarëve”.

Ai vazhdoi edhe më tej sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste duke deklaruar se ato tashmë janë nën “ethet kuq e zi. PD dhe PS kanë frikë nga votat kuq e zi”, tha Spahiu.

Në lidhje me Kryeministrin Sali Berisha, ai tha se është “pengesë për bashkëpunimin e shqiptarëve” ndërsa, së bashku me kreun socialist Edi Rama, lideri demokrat është “pengesë për integrimin në BE”. “Lidershipi krokodil ka marrë peng të ardhmen e vendit. E ardhmja e Shqipërisë vetëm Kuq e Zi”, tha Spahiu.

Ai premtoi një “strategji zhvillimi të posatshme për Elbasanin” ndërsa më pas shtoi se “çdo qytet i Shqipërisë” do të ketë një “strategji të veçantë zhvillimi sipas potencialeve”. Për “22 vjet shteti trajton Elbasanin si mbetje toksike” ndërkohë që ai është “djepi i qytetarisë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha