Akademia e barinjve, Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e dele! Në janar do të rritet çmimi i qumështit

Deputeti i PD, Edmond Spaho nga Kuvendi tha se nuk është problemi tek mungesa e barinjve, por problem është se qytetarët nuk po mbajnë më lopë e dele.  Spaho shprehu shqetësimin, po ashtu për rritjen e çmimit të qumështit pas 1 janarit të vitit 2022.

Sipas Spahos, grumbulluesve të qumështit u leverdis më mirë ta marrin qumështin nga Serbia, pasi madje u biem më lirë se nga blegtorët shqiptarë.

‘Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobanëve. Por problemi i parë nuk është çobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë çmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi.

320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë.

Po mirë ky grumbulluesi pse duhet të shkojë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.

Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.

Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në treg

Kur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumështit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë. Dhe veç kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend’. -tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë

Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë