Kuvendi miratoi të enjten në seancë plenare disa ndryshime në ligjin “Për akcizat”, ndër të cilat parashikohet rritja e nivelit të akcizës për cigaren. Ligji i ri parashikon rritjen e akcizës së cigares, nga 900 lekë të vjetra paketa me 20 cigare, në 1100 lekë paketa me 20 cigare.
Për vitin 2016-17 do të rritet me 100 lekë të vjetra. Përmes kësaj mase, qeveria u merr duhanpirësve 40 milionë dollarë taksa shtesë në vit. Për të mos lejuar që paratë të përfitohen nga tregtarët, Këshilli i Ministrave kishte parashikuar kufizimin e importeve deri në hyrjen në fuqi të ligjit me 15 për qind mbi mesataren e vitit të kaluar.
Por me propozim të Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, masa u shtrëngua edhe më shumë dhe madje edhe koha në të cilën ajo nis efektet.Ligji i i ri përcakton se në rastin e një iniciative për ndryshime ligjore, që kanë për qëllim rritjen e nivelit të taksimit të akcizës, sasia e importit të mallrave të akcizës, nga çasti i vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e akcizës, deri në hyrjen e ligjit në fuqi, nuk mund të jetë më e lartë se 5 për qind më shumë se mesatarja mujore e importeve të çdo kompanie në vitin paraardhës
Braçe: Pa hyrë në fuqi akciza, çmimi i paketave është rritur Duhani që po hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë, për fat të keq një pjesë e konsidetueshme është jashtë çdo lloj standarti, në anën tjetër duhani i hapur pothuajse nuk ka asnjë lloj standarti. Pa hyrë ende në fuqi akciza, çmimi i paketave pothuajse është rritur me 20 - 30 lekë në çdo qytet të vendit thjeshtë dhe vetëm për shkak të abuzimit të tregtarëve të cigareve, për shkak edhe të abuzimit që i është normalizuar në kushtet e tregtimit të duhanit në këtë vend, për fat të keq qytetarët po e paguajnë këtë çmim të rritur. Ndërkohë që Buxheti i Shtetit nuk harton asnjë qindarkë nga i gjithë ky abuzim skandaloz. Vetëm vonesa 1 javore nga e enjtja që shkoi ku ne nuk mundëm që ta votonim këtë projektligj deri sot na ka kushtuar të paktën 116 ton cigare
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47