TIRANE - Deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, edhe në mbledhjen e kësaj të marte kanë shprehur kundërshtinë ndaj propozimit të Ministrisë së Financave që heq akcizën mbi pijet energjike.
Gjatë diskutimeve për paketën fiskale të vitit 2015, komisioni i Ekonomisë këmbënguli në vendosjen e akcizës duke theksuar se të gjitha vendet europianë kanë të njëjtin standard, dhe se Shqipëria nuk duhet të bëjë përjashtim.
Gjithashtu deputetët e mazhorancës, propozuan vendosjen e kodit për të gjitha pijet që perfshihen në kategorinë e pijeve jo alkolike, kjo me arsyetimin për të shmangun evazionin fiskal.
"Jemi kundër propozimit që ka ardhur nga Qeveria për heqjen e akcizës për pijet energjike. Mbetet për ditën e premte që ju të na ktheni përgjigje për kodet respektive që vitin e ardhshëm të mos kemi argument që të na referojë në evazion fiskal", tha kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Ndërsa vendosjen e akcizës për industrinë vendase, Braçe e jep me argumentimin për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jo për prishjen e balancave në treg dhe vjeljen e taksave.
Nga ky lëshim sipas përllogaritjeve shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve.
Ndryshimi i dytë i kërkuar nga deputetët kishte të bënte me uljen e nivelit të rentës minerare, parashikuar nga qeveria, jo vetëm për kromin që përpunohet në vend, siç është propozuar, por edhe për mineralet e tjera metalike. "Bakri, zinku, nikeli, të gjitha janë minerale metalike që prodhohen në territorin e Shqipërisë dhe duhet t’u jepen incentiva për t'u përpunuar brenda territorit shqiptar", deklaroi Braçe.
Sipas projektligjit për akcizat, duhet të hiqet sërish nga lista e mallrave, për të cilët paguhet akcizë, grupi i pijeve energjike, lëshim ky, që sjell heqjen dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit për arkën e shtetit, por që do t’i fitojnë sërish importuesit e këtyre produkteve. Në fakt, fjala është kryesisht për një përfitues të vetëm të madh, subjekt që është importuesi më i madh i pijeve energjike nga jashtë vendit, i cili duket se ka qenë nismëtar i një akti ligjor përkatës.
Ashtu si edhe në rastin e mineralit të kromit, ku ka vetëm një prodhues e përpunues të madh vendas. Këto veprime kanë krijuar dyshime për klientelizma të qeverisë ndaj këtyre subjekteve, të cilët kanë qenë shumë të privilegjuar edhe gjatë qeverisjes së mëparshme, madje sponsor të Berishës e PD-së, që janë kritikuar nga opozita dhe media tetë vitet e kaluara. Sipas statistikave zyrtare të Financave, qeveria se do të grumbullojë rreth 282 milionë lekë akcizë nga pijet energjike këtë vit, të cilat nuk do t’i kishte më vitin e ardhshëm.
Ndërsa Ministrisë së Financave ka kohë deri të premten për akcizën e pijeve energjike, pjesa tjetër e paketës fiskale u votua sipas variantit të propozuar nga qeveria, edhe pse rritja e Tatimit mbi të ardhurat ngjalli debate të forta mes deputetëve. Ministria e Financave ka parashikuar vendosjen e taskës standarde 15% e fitimeve, pavarsisht të ardhurave. Ndërsa komisioni ka kërkuar vendosjen e taksës në varësi të fitimit. Braçe theksoi se kush fiton me shumë do të paguajë më shumë.
Paketa e re fiskale ndryshon 18 taksa, 15 prej të cilave në ulje. Por, në total barra fiskale për individët dhe biznesit nga kjo paketë rritet me 160 milionë dollarë në vit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO