AKEP ka shpallur hapjen e garës për dhënien në përdorim të frekuencave të reja të telefonisë së lëvizshme. Gjithsej, do të jepen 15 të drejta përdorimi, kundrejt vlerave minimale që variojnë nga 50 mijë euro deri në 1 milion e 44 mijë euro për secilën. Vlera minimale e ofertave për të gjitha frekuencat e ofruara është rreth 5.5 milionë euro. Për tre të drejtat e përdorimit të frekuencave që ndodhen në brezin 1900 Mhz, afati i dorëzimit të ofertave do të jetë data 15 Shkurt 2016, ndërsa për 12 të drejtat e tjera, të ndodhura në brezin 25002690 Mhz, afati do të jetë data 10 Mars 2016.
/Shqiptarja.com
