AKIP dorëzon firmat:
Referendum ose protesta
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave dorëzoi sot në KQZ 60 mijë firmat e qytetarëve duke kërkuar organizimin e një referendumi mbarë popullor për ligjin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Zv ministri Mjedisit deklaroi sot se referendumi ka sfond politik dhe se organizatorët e AKIP janë të nxitur nga PS.
TIRANE - Aleanca Kundër Importimit të Plehrave (AKIP) dorëzoi sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (
KQZ) 60 mijë firmat e qytetarëve duke kërkuar organizimin e një referendumi mbarë popullor për ligjin e ri të menaxhimit të mbetjeve.
Nëse nuk merret parasysh kërkesa për referendum, AKIP bëri të ditur se “do të nisim protestat” ku “ne si pjesë e shoqërisë civile do të jemi iniciatorë”.
Zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino, deklaroi sot se referendumi ka sfond politik dhe se organizatorët e Aleancës Kundër Importimit të Plehrave janë të nxitur nga PS”
Në vitin 1994 shqiptarët morën pjesë në referendumin e parë, atë për Kushtetutën, ndërsa në vitin 1998 u votua për formën e shtetit, mes Republikës dhe Monarkisë. Në të dyja rastet kanë qenë nisma të ardhura nga qeveria. Më 2005 Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës u refuzua të organizojë referendum për të kundërshtuar ndërtimin e një TEC-i.
TRYEZA DJEDje në një tryezë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqerisë civile, ambasadorë e politikanë është diskutuar mbi kuadrin ligjor për organizimin e referendumit. "Tek neni 126, paragrafi 3 i Kodit është një dispozitë, që ndër të tjera krijon kushtet për të realizuar referendumet për të shfuqizuar pjesë të ligjit, ndërkohë që kjo dispozitë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin 150 të saj, pikën 1, përcakton se referendumet mund të zhvillohen për shfuqizimin e ligjit", thotë Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ. Ndërsa ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi tha se "është një çështje procedure që do të vendosin organet përkatëse. Unë jam i mendimit se çështjen përfundimtare nëse duhet bërë ose jo referendumi duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese". Besnik Mustafaj tha se referendumi është një praktikë, e cila është marrë peng nga politika. "Referendumi është praktikisht i marrë peng nga klasa politike, sepse tri referendumet e realizuara janë nisma të klasës politike", tha Mustafaj. Sekretari i Organizimit në PS, Blendi Klosi tha se opozita e mbështetur këtë nismë të një levizjeje qytetare. "Ne s'kemi qenë prapa këtij procesi, por krah jush. Anëtarët e PS në të gjithë Shqipërinë kanë qenë në mbështetje të hapur të një të drejte të hapur", tha Klosi. Ndërsa Ardian Klosi ka bërë një përmbledhje të historikut të referendumit në vendin tonë, qoftë atij politik apo të shoqërisë civile.
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53