AKIP për lëndët kimike: Qeveria
shqiptare të deklarohet publikisht

AKIP për lëndët kimike: Qeveria<br />shqiptare të deklarohet publikisht
TIRANË - Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka  kërkuar sot që qeveria shqiptare të prononcohet publikisht në lidhje me shkrimet e mediave ndërkombëtare për sjelljen e lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Gjatë një konference për median të mbajtur në sheshin “Frederik Shopen”, kjo aleancë ka bërë të ditur se, “lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme mediatike ndërkombëtare, të cilët kanë rradhitur Shqipërinë dhe disa vende të tjerë si kandidatë që mund të marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, sic janë edhe gazrat helmues si Sarina apo gazi Mustarde”.

“Po njihemi dita ditës se pothuaj e gjithë lista e vendeve kandidate është duke u shprehur kundër importit të këtyre helmeve, duke e lënë Shqipërinë pothuajse të vetme në listë, për arsye se qeveria jonë ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndonjë qendrim zyrtar. Kjo rrethanë bën që të forcohet natyrshëm dyshimi se Shqipëria mund ta marrë përsipër këtë operacion”, thuhet në deklaratën e AKIP.

Sipas anëtarë të kësaj lëvizjeje, “gjitchcka po ndodh në një kohë kur vendi ynë po aplikon masa kufizuese të operacioneve të këtij karakteri, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për të menaxhuar lëndë të çfarëdo lloji”.

“Shqipëria është palë në Konventën kundër Armëve Kimike dhe ende ka dyshime se nuk është asgjësuar plotësisht arsenali i armëve kimike të trashëguara nga sistemi i diktaturës. Nga ana tjetër Kuvendi, nën trysninë e shoqërisë civile, së fundi miratoi edhe ndalimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme, krahas ndalimit të kahershëm të importit të mbetjeve të rrezikshme”, deklaruan anëtarët e AKIP.

Ata kanë deklaruar se, kuadri ynë ligjor nuk ka lënë hapësira për të marrë përsipër operacionin e importimit dhe asgjësimit të lëndëve helmuese vdekjeprurëse. Sipas tyre, shteti shqiptar nuk është ende i aftë të garantojë suksesin e proceseve teknologjike të rrezikshmërisë së lartë, duke shmangur mundësinë e çdo aksidenti teknologjik. Ata kanë shprehur shqetësimin “përballë sigurisë që japin mediat e huaja se demontimi i armëve kimike Siriane në Shqipëri do të bëhet realitet”.

“Për këtë arsye, kërkojmë nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama që, sic detyrohet nga Kushtetuta dhe nga Konventa e Arhuusit, të prononcohet publikisht mbi vërtetësinë e lajmit dhe në varësi të këtij fakti, të informojë qytetarët për qendrimin zyrtar që do të mbajë Republika e Shqipërisë ndaj kësaj oferte”, thuhet në deklaratën e bërë nga anëtarët e AKIP.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë