AKM:S’qëndron pretendimi i PD
për 38 subjektet,s’janë shkelur ligjet

AKM:S’qëndron pretendimi i PD<br />për 38 subjektet,s’janë shkelur ligjet
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike për çështjen e menaxhimit të mbetjeve ku ka mohuar kategorikisht pretendimet e PD për 38 subjektet.

Nga ana tjetër, në deklaratën e shpërndarë për mediat, kjo agjenci thotë së nuk është shkelur asnjë ligj dhe konventë ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit në vend.

AKM ka shtuar se progres raporti i vitit 2015 ka shprehur vlerësim pozitiv për ecurinë e procesit të VNM-së ndryshe nga raporti i vitit 2014.

Reagimi i AKM
Progres Raporti i 2015-ës shprehet me vlerësim pozitiv për ecurinë e AKM-së sa i përket procesit të VNM-së, ndryshe nga shqetësimet e rekomandimet që sillte Komisioni për këtë process në progress raportin e 2014-ës
AKM nuk merr në shqyrtim, në asnjë rast, asnjë aplikim për VNM në rast se mungon një nga dokumentacionet që detyron ligji
Institucioni I AKM ka objekt kryesor për shqyrtim të projektit  Raportin e VNM-së
AKM garanton se nuk ka asnjë rast të vetëm ku AKM është shrehur pa raport VNM-je, dhe nuk qëndron pretendimi për 38 subjektet e cilësuara në deklaratën e sotme
Gjatësia e lejuar e devijimit te lumenjve nuk është kompetencë e AKM-së për ta gjykuar. Oponenca teknike nuk bëhet nga ky institucion
Ligji i hartuar me asistencë të BE-së  në 2011, bëri ndarjen në kategorizime B dhe C (direktivë jo e detyrueshme nga BE)
Direktiva e BE-së  përcakton qartaz detyrimet vetëm për instalimet e mëdha industriale, pjesë integrale e kategorisë A.  
Ligji u amendua në 2014-ën për lejet e tipit B dhe C, prej ankesave të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë, për ndotjet e shkaktuara nga : fast-food, qebaptore, pastrim kimik etj, pranë/në qendrave të banimit
 AKM garanton opinionin publik se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe konventë ndërkombëtare për mbrojtjen e Mjedisit në vend.  
Agjensia Kombëtare e Mjedisit (AKM) sqaron si më poshtë opinion publik,  lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike në konferencën për shtyp të ditës së sotme :
Sa i përket çështjeve të HEC-eve, sqarojmë se:
Bazuar në Ligjiin Nr. 10 440, dt: 07.07.2016 dhe VKM Nr. 686, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për e zhvillimin e proçedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe proçedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, dokumentacioni i duhur per aplikim per VNM është:  
Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis -  VNM Paraprake
QKR (NIPT),  Fatura e pagesës, Raporti teknik i projektit të propozuar, Raporti i VNM hartuar nga ekspert i licensuar,  Kërkesë me shkrim i zhvilluesit, cdo info shtesë që ka lidhje me projektin
Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis - VNM e Thelluar
QKR (NIPT), Fatura e pagesës, Raporti teknik i projektit të propozuar, Raporti i VNM i thelluar hartuar nga ekspert i licensuar, Konsultimi me publikun, Përmbledhje e raportit VNM,  Kërkesë me shkrim i zhvilluesit, cdo info shtesë që ka lidhje me projektin
AKM sqaron se, nuk merr në shqyrtim asnjë aplikim në rast se mungon një nga dokumentat e  sipërlistuar, aq më tepër Raporti i VNM, i cili është objekti kryesor, ku bazohet ky insitutucion për shqyrtimin e projektit.
AKM garanton se nuk ka asnjë rast të vetëm, ku AKM është shprehur pa raport VNM-je, ndaj nuk qëndron pretendimi për 38 subjektet e cilësuara në deklaratën e sotme nga PD.
Sa i perket gjatësisë së lejuar të devijimit te lumenjve sqarojmë se nuk është kompetencë e AKM-së për ta gjykuar. Oponenca teknike e një projekti për ndertim HEC-i, jepet nga  institucionet, që kanë kompetencat e plota për miratim apo refuzim projekti.
Sa i përket ligjit të për pajisjen me leje mjedisore, sqarojmë  se:
Baza ligjore janë Ligji nr. 10440/2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”(VNM), të ndryshuar me aktet nënligjore, që rrjedhin prej tij, si dhe ligjin nr. 10448/2011 “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar e aktet nënligjore që rrjedhin prej tij. 
Ligjet nr. 10440/2011 dhe nr. 10448/2011 janë hartuar, me asistencë të drejtpërdrejtë nga BE, asistencë e Projektit “Plani Kombëtar i Zbatimit të Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri” (INPAEL) financuar nga CARDS 2006 (EU Ref: No. 124909/C/SER/AL).
INPAEL hartoi kategorizimin B dhe C , kategorizime këto jo të detyrueshme nga direktivat e BE.
 Në përputhje me ligjin nr. 10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, dhënia e lejeve të mjedisit përcaktohet sipas një sistemi të përbërë prej tri nivelesh, të kategorizuara A, B dhe C sipas madhësisë dhe llojit të veprimtarisë të binzesit që ushtron aktivitet.
Është e rëndësishme të theksohet se direktiva e BE-së  përcakton qartaz vetëm instalimet e mëdha industriale, pjesë përbërëse e kategorisë A
c) Amendimet dhe ndryshimet e bëra në 2014-ën, konsistojnë në saktësimin e listës së veprimtarive të Shtojcës I,  të ligjit Nr. 10448, datë 14.07.2014 “Për lejet e mjedisit”
Amendimet e 2014-ës në këtë ligj erdhën si reflektim i ankesave të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë pranë Ministrisë së Mjedisit, AKM dhe ISHMP në lidhje me aktivitete të ndryshme që ushtroheshin në afërsi  të komunitetit, pranë/në qendrave të banimit.
Ankesat e qytetarëve kanë qenë kryesisht për ndikimin e këtyre bizneseve në cilësinë e mjedisit dhe cilësinë e jetës së tyre të përditshme; siç janë fast-food, furra buke, qebaptore, pastrime kimike etj.
Konform ligjit, projektligji me amendimet përkatëse është publikuar në portalin e Ministrisë së Mjedisit për më shumë se 15 ditë kalendarike, për t’u konsultuar dhe komentuar nga publiku dhe grupet e interesit. Për ndryshimet e propozuara, nuk ka janë paraqitur pranë MMJ as komente dhe as kërkesa
Për këtë arsye u ndërmor nisma për modifikimin e listës së aktiviteteve që duhet te pajisen përkatësisht me leje mjedisi të tipit B dhe C, ndërsa lista e aktiviteteve që duhet të pajisen me leje mjedisi të tipit A nuk është ndryshuar dhe i ka qëndruar strikt kërkesave të Direktivës së sipër përmendur.
Amendimi solli pikërisht lehtësimin e bizneseve për pajisjen me leje mjedisore të tipit C. Bizneset që kategorizohen në tipin C me amendimet e reja nuk kanë nevojë për plotësimin e dokumentacionit nga një ekspert i licensuar, duke ulur kështu kostot dhe dhënë të drejtën vetë administratorit të bëjë plotësimin përkatës
AKM sjell në vemendje të opinionit publik vlerësimet pozitive në progres raportin e 2015-ës krahasuar me progress raportin e 2014-ës, për sa i përket kuadrit institucional dhe administrativ të insitucionit. Komisioni është shprehur specifikisht në këtë  progres raport edhe për progresin e dukshëm të bërë nga për proçesin e VNM-ve, kur një vit më parë (2014-ën) Komisioni shprehte shqetësimin e tij se proçeset e VNM-së nuk kryhen në mënyrë sistematike para nisjes së projekteve të infrastrukturës, ndërkohë që në Progres Raportin 2015 Komisioni shprehet se ka patur përmirësim të dukshëm sa i përket këtij procesi
Në përfundim të kësaj deklarate, Agjensia Kombëtare e Mjedisit ndryshe nga pretendimet e ditës së sotme garanton se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe konventë ndërkombëtare për mbrojtjen e Mjedisit në vend. 
Sigurojmë opinionin publik se AKM ka punuar që prej krijimit të saj dhe do të vazhdojë punën e saj në përputhje të plotë  me ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital