Nga kafja te ëmbëlsirat dhe mishi, ja ushqimet që përshpejtojnë plakjen

Nga kafja te ëmbëlsirat dhe mishi, ja ushqimet që përshpejtojnë plakjen

Foto Ilustruese

Dy nga faktorët që kontribuojnë në plakjen e parakohshme janë ekspozimi i tepërt në diell dhe një dietë jo e shëndetshme. Ushqimet e skuqura, mishi i përpunuar dhe sheqeri rrisin prodhimin e radikaleve të lira në trup, duke shkaktuar dëmtime të qelizave dhe përshpejtuar procesin e plakjes.

Por cilat ushqimet që duhet të shmangim sipas ekspertëve?

Ëmbëlsirat dhe karbohidratet e rafinuara
Marrja e tepërt e sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara, si buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer, përshpejton procesin e plakjes. Ngrënia e këtyre ushqimeve kontribuon në lidhjen më të shpejtë të sheqerit me proteinat e lëkurës, duke ulur elasticitetin e tyre. Kjo rezulton në shfaqjen e rrudhave dhe varje të lëkurës.

Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura, ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular dhe në elastiticitetin e lëkurës. Yndyrnat që përmbajnë këto ushqime nxisin oksidimin dhe inflamacionin në trup, gjë që përshpejton plakjen dhe dëmton shëndetin e lëkurës.

Mishi i përpunuar
Mishi i përpunuar, si salsiçet, proshuta dhe mishi i ushqimeve, përmbajnë sasi të konsiderueshme natriumi, nitratesh dhe konservues. Këta përbërës mund të shkaktojnë inflamacion dhe të përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës, dhe gjithashtu shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.

Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton dehidratim në trup dhe lëkurë, ndërsa rëndon mëlçinë, e cila ka rolin e detoksifikimit të organizmit. Ky dehidratim zvogëlon elasticitetin e lëkurës, duke rezultuar në shfaqjen e parakohshme të rrudhave.

Kripë
Marrja e tepërt e kripës mund të çojë në mbajtjen e lëngjeve, duke rezultuar në ënjtje dhe lirim të lëkurës. Përveç kësaj, konsumimi i tepërt i kripës rrit rrezikun e hipertensionit, i cili shoqërohet me plakjen e përshpejtuar të arterieve.

Kafe
Edhe pse kafeina në sasi të jo të tepruara ofron përfitime, konsumimi i tepërt mund të çojë në dehidrim, i cili ka efekte negative në shëndetin e lëkurës dhe përshpejton procesin e plakjes. Përveç kësaj, kafeina mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore